• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prioritet për Vlora Hysenin/ SHISH, ndihmë SPAK për korrupsionin: Shërbimi inteligjent do ndjekë zyrtarët e korruptuar

by Java News
05/09/2023 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesocialisti Edi Rama në Asamblenë Kombëtare pati këtë kërkesë ndaj SHISH kur tha se:

“Unë pres që dhe Shërbimi Informativ t’i bashkohet thellësisht kësaj lufte, duke u transformuar me forcën e së drejtës që i jep detyra, të së vërtetës dhe të profesionalizmit që kërkon misioni nga një dispeçeri kombëtare thashethemesh me shkrim  ku duhet të lexosh 1000 faqe për të gjetur një fletë me informacion kuptimplotë për keqbërësit brenda zyrave të shtetit apo rreth institucioneve të shtetit”.

Ky deklarim i krye-socialistit Edi Rama mund të ketë ardhur si rrufe në qiell të hapur për Asamblenë Kombëtare Socialiste,  por aspak i tillë për njerëzit e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu,  raporton se  në mbledhjen e parë të Vlora Hysenit, me drejtorët e departamenteve në Aparatin Qendror e ata të rretheve,  kur mori detyrën e numrit një të inteligjencës shqiptare, kërkoi informacione kualitative e jo thjesht për mbyllur ditën e punës.

Një prej porosive të drejtores Hyseni në mënyrë specifike ishte për drejtorinë e antikorrupsionit në SHISH,  për më shumë informacion mbledhje,  me fokus zyrtarë të korruptuar në të gjithë nivelet.

Deklarimi Edi Ramës shikohen brenda SHISH  si një nevojë e domosdoshme që ky institucion ka për transformim dhe modernizim të gjithanshëm në shërbim jo vetëm të Sigurisë Kombëtare.

Në kushtet e anonimatit një burim i Top Channel në SHISH thotë se një sër  ndryshimesh me karakter transformues në këtë  institucion kanë nisur pothuaj që në muajin prill të këtij viti, kur kryeministri  i besoi postin e rëndësishëm zonjës. Hyseni.

Një prej objektivave parësor  dhe sfidë për drejtoreshën Hyseni e të gjithë ata që shërbejnë në SHISH,  është  shndërrimi në një shërbim inteligjent efektiv dhe të dobishëm në zbatimin e politikave të shtetit.

Në plan të parë të këtij procesi thotë i njëjti burim , paraqitet roli thelbësor që ky institucion duhet të luajë në mbështetje të SPAK dhe organeve të tjera ligj-zbatuese në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe çuarjen e zyrtarëve të korruptuar përpara drejtësisë.

Megjithatë  ky rol i pritshëm thekson i njëjti burim,  nuk duhet keqkuptuar kurrsesi me principet ndërkombëtare mbi rolin e inteligjencës, që e vlerësojnë të gabuar nocionin se “Inteligjenca”, në vetvete, ka fuqinë për ta fituar një “luftë”, apo vlerësimit se edhe në konfliktet ndërmjet kombeve, përdorimi i inteligjencës është gjithmonë vetëm një nga faktorët që përcaktojnë fitoren ose humbjen.

Përkundrazi, pritshmëritë për organin kryesor të sigurisë në vend, lidhen thelbësisht me qasjen e drejtuar nga inteligjenca për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, krahas aspekteve të tjera që lidhen me sigurinë rajonale e më gjerë, ku SHISH ka qenë dhe vijon të jetë kontribuues./tch

Next Post
“Rrëfimet tuaja le të pushtojnë botën”/ Presidentja Osmani i dorëzon Ismail Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës

"Rrëfimet tuaja le të pushtojnë botën"/ Presidentja Osmani i dorëzon Ismail Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In