Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e së hënës ndryshime në kabinetin qeveritar. Sipas kreut të qeverisë tashmë prioritet për vendin janë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Rama zevendesoi kryenegociatorin me BE-në, Zef Mazi me Majlinda Dhukën.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i qeverisë me anë të një postimi në Twitter ku thotë se Dhuka është një profil i lartë Teknik që do të zëvendësojë një profil diplomatik të ambasadorit Zef Mazi.
Dhuka që do të jetë kryenegociatore dhe Ministre e Shtetit pranë Kryeministrit.
EDI RAMA NË TWITTER
Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit. pic.twitter.com/giUZ0HHXEt
— Edi Rama (@ediramaal) July 25, 2022
g.kosovari