• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Prindi duhet t’ia blejë prezervativin fëmijës”, Psikologia: Të rinjtë bëjnë seks të dehur e nuk mbajnë mend kë kanë pasur në shtrat

by A R
15/07/2025 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Besarta Taçi. Ajo ka folur më shumë mbi rritjen e dëshirës seksuale në verë, tabutë rreth seksit, por jo vetëm…

“E di çfarë më bën përshtypje? Flitet për jugun, për festat, diskotekat, çmimet… Por nuk flitet për këtë realitet të frikshëm, që ndodh një kokteil i mirë me alkool, drogë dhe seksualitet i pakontrolluar, që pjesa më e madhe të nesërmen nuk e mban mend se çfarë kanë bërë. Pjesa më e madhe e shikon në plazh atë vajzën apo atë djalin dhe nuk e mban mend se ka pasur marrëdhënie seksuale. Problematika më e madhe ku qëndron? Që nuk flitet, ia lëmë fajin medias, ia lëmë fajin realitetit, Shqipërisë, politikës…

Duhet të theksojmë faktin që seksualiteti i shtuar, jo gjithmonë është i shëndetshëm. Seksualiteti i shtuar është një mekanizëm që vjen nga pasiguria, nga ndjesia e vetmisë, nga të pasurit një vetëvlerësim shumë të ulët, të pasurit vështirësi për të qenë në marrëdhënie afektive dhe emocionale. Atëherë janë këto kontaktet fizike seskuale sipërfaqësore, të cilat janë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe në këtë formë ndihen më pak të vetmuar dhe më shumë të plotësuar. Dhe hyjnë në një iluzion, i cili mbaron me verën. Pas kësaj faze vjen depresioni, vjen ankthi, vijnë çrregullimet seksuale dhe pastaj vjen një kërkesë gati obsesive për të gjetur arsyet. Por arsyet nuk mund t’i gjejmë as tek ilaçet, as tek droga, as tek alkooli. Arsyet janë shumë më të thella dhe arsyet janë emocionale dhe psikologjike. Kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur i japim lejen fëmijëve tanë për të shkuar atë weekend, të flasim me fëmijët tanë, ta blejmë ne atë paketën e prezervativit… Prindi është edukatori i parë. Ne vijmë në këtë botë nga marrëdhëniet seksuale”, u shpreh psikologia e njohur.

Pyetjes së Ronaldo Sharkës ‘a mund ta imagjinosh një nënë që i blen një prezervativ vajzës dhe t’ia japë me vete në jug?’, Besarta Taçi u përgjigj:

“Absolutisht po. Njoh nëna dhe kam edukuar nëna, të cilat janë ulur me vajzat dhe kanë mësuar të komunikojnë me vajzat. Nuk e dimë asnjëherë nëse ajo vajzë do ta përdorë apo jo. Nëse prindi i jep lejen, ke marrë një patentë për një natë të shthurur, ideja është që nëse ti merr patentën dhe i jep një makinë fëmijës tënd që shkon me 220 km/h, ti i jep autorizimin për të shkuar drejt një aksidenti, 50% po ose jo. Nëse ti i jep mundësinë këtij fëmije për t’i thënë që makina shkon deri në 220 km/h, por ti mund të zgjedhësh shpejtësinë tënde, ama ti këtë paketën e ke në xhep dhe kjo mund të mbrojë nga sëmundjet. Por të mos harrojmë një elementë tjetër, nga shtatzënitë e padëshiruara. Kemi aborte pa fund te vajzat të cilat janë nën moshën 25-vjeçare”. /TAR/

Next Post
Zgjerohet “vala” e dorëheqjeve, largime edhe nga bashkia Sarandë

Zgjerohet “vala” e dorëheqjeve, largime edhe nga bashkia Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In