• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Prindërit u divorcuan kur isha 7-muajshe, mami më la në moshën 2-vjeçare”, fëmijëria e vuajtur e Vanesës

by A R
17/09/2023 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta e Vanesës është një kalvar vështirësish që nis prej muajve të parë që ajo ka ardhur në jetë. Ajo e fillon rrëfimin e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me divorcin e prindërve që kur ajo ishte 7-muajshe. Në moshën 2-3 vjeçare nëna e Vanesës largohet drejt Italisë me dikë që kishte njohur dhe e la vajzën te prindërit e saj. Takimi i parë nënë e bijë ndodhi kur Vanesa ishte 14 vjeçe.

Vanesa: Kam qenë vetëm 7-muajshe kur prindërit e mi janë ndarë dhr kam qenë bebe, e vogël, më kanë treguar gjyshërit që janë ndarë për arsye se kanë pasur mospërputhje karakteri, ziheshin shpesh, babi nuk punonte dhe mendonin që nuk i duhur për mamin (babi). Kështu që prindërit e mi ndahen. Mami ka ndenjur me mua deri në moshën 2-3 vjeçare dhe ka ikur, është larguar nga shtëpia e gjyshërve ku jetonim bashkë…

Ardit Gjebrea: Gjyshërit ishin nga ana e mamit apo nga ana e babit?

Vanesa: Nga ana e mamit sepse unë jetoja me mamin dhe me gjyshërit nga ana e mamit. Nga ana e babit nuk jetonin. Babi u largua domethënë, kur u nda nga mami u largua. Isha shumë e lidhur me mamin, siç më kanë treguar edhe gjyshërit, normale por vjen një moment që mami largohet, ikën.

Ardit Gjebrea: Ku?

Vanesa: Njihet me dikë dhe largohet për në Itali me atë njeri për në Itali, është burri i saj aktual domethënë.

Ardit Gjebrea: Qartë. Dhe ty të la në Shqipëri.

Vanesa: Po, më la te prindërit e saj, më braktisi. Thjesht iku me atë në Itali dhe nuk u kthye për disa vite.

Ardit Gjebrea: Pate lidhje me të?

Vanesa: Jo, jo biles edhe kur shkoi në Itali pas disa ditësh ka marrë në telefon dhe ka treguar, ka thënë që s’ka patur kurajë për t’iu thënë “pse ika dhe pse duhej ta lija fëmijën tim te ju, thjesht duhej të ikja”. Vetëm kaq ka thënë dhe ka ikur me atë.

Ardit Gjebrea: E ke takuar më mamin?

Vanesa: Mamin unë e kam takuar kur u bëra 13, 14 vjeç. Atëherë e takoj mamin. Pas shumë vitesh domethënë.

Ardit Gjebrea: Si ishte takimi?

Vanesa: I ra pak të fikët se normale, kishte shumë vite që s’më shikonte dhe i erdhi shumë rëndë ajo pjesa që kur më ka lënë dhe sa isha rritur. Aty pastaj burri i saj i thotë që “dua ta marrim vajzën me vete në Itali” dhe unë pranoj, i them babit ba, unë dua të shkoj te mami në Itali.

/a.r

Next Post
Investimet strategjike, Kushtetuesja nuk pranon të shqyrtojë kërkesën e PD-së për Komision Hetimor

Rritja e pagave për anëtarët e “Kushtetueses”, peng në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë në terren dhe dhjetëra mjete në ndihmë të qytetarëve

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë në terren dhe dhjetëra mjete në ndihmë të qytetarëve

January 9, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Përmbytjet/ Çupi: Menaxhim i mirë i situatës nga qeveria. Akuzat e opozitës? “Ngre veshët” në kohën e fatkeqësive

January 9, 2026
“Numri i emigrantëve ka zbritje me 30%, nga 2011″/ INSTAT rrëzon interpretimet mbi popullsinë: Ja si bëhet përllogaritja

Lantona Sado merr detyrën si Drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT

January 9, 2026
“Mbaja thikë me vete, pija bar…”- Nga përdorimi i drogës te divorci me partneren e parë,Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës 

“Mbaja thikë me vete, pija bar…”- Nga përdorimi i drogës te divorci me partneren e parë,Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës 

January 9, 2026
Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

January 9, 2026
Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

January 9, 2026
Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del në mbrojtje mikut të tij: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj Mirit

Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del në mbrojtje mikut të tij: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj Mirit

January 9, 2026
“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

January 9, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Pas tryezës me përfaqësues të opozitës e shoqërisë civile/ Nesër PD mbledh kryesinë, caktohet data e protestës kombëtare

January 9, 2026
Bashkia Durrës ngre alarmin pas përmbytjeve, apel qytetarëve: Priten erëra të forta, shmangni daljet e panevojshme

Bashkia Durrës ngre alarmin pas përmbytjeve, apel qytetarëve: Priten erëra të forta, shmangni daljet e panevojshme

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In