Princi i kurorës Charles dhe Dukesha Camilla kanë mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Aty janë pritur nga Presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadori i Britanisë në Prishtinë, Ruari O’Conell.
Pas mbërritjes, banda muzikore ka ekzekutuar himnet e të dy shteteve.
Mbreti i ardhshëm i Anglisë dhe Camilla do të zhvillojë disa takime me udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Kosovës.