• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Princesha Diana e kishte paralajmëruar vrasjen e mundshme të saj

by Aalison Pearse Stevens
07/07/2016 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një video e princeshës së Wellsit, Diana, ka filluar të shpërndahet me të madhe në internet.Kjo video është një pjesë e një interviste të saj e dhënë për televizion britanik BBC në nëntor 1995.

Aty Diana  tregon se  është vetë familja mbretërore që nuk e do atë dhe nga e cila frikësohet. Ajo pyetet nëse do të bëhet Mbretëreshë, por e mohon.

Ndër të tjera në këtë intervistë, ajo sikur e paralajmëron edhe vdekjen e saj dhe njëkohësisht edhe përgjegjësit e mundshëm që në këtë rast është vetë  Familja Mbretërore.

Diana humbi jetën në një aksident trafiku në një tunel në Paris në vitin 1997 së bashku me të dashurin e saj egjiptian, Dody Al Fayed, transmeton lajmi.net.

Ajo ishte e martuar me princin Charles dhe la pas vetës dy djemtë, princat Ëilliam dhe Harry.Bashkëshorti i saj Charles më vonë u martua me të dashurën e tij, dukeshën Cammila.

Në vazhdim pergatitur nga lajmi.net ju vjen kjo intervistë të saj.

Gazetari: Mendoni se do të bëheni mbretëreshë?

Diana: Jo, nuk mendoj.

Gazetari: Pse mendoni kështu?

Diana: Më pëlqen të jem mbretëreshë e zemrave të njerëzve. Në zemrat e njerëzve. Por nuk e shoh vetën të jem një mbretëreshë e këtij vendi. Mendoj se shumë njerëz nuk duan të më shohin mua si mbretëreshë. Kur them shumë njerëz, e kam fjalën për këtë establishment për të cilin unë jam e martuar. Sepse ata kanë vendosur se unë jam e dështuar.

Gazetari: Pse mendon se ata kanë vendosur në këtë mënyrë?

Diana: Sepse unë i bëj gjërat ndryshe. Sepse unë nuk i ndjek rregullat e shkruara në libër. Sepse unë drejtohem nga zemra e jo nga koka. E kjo më sjell probleme në punën time, dhe unë e kuptoj këtë. Por dikush duhet të dalë nga këtu dhe t’i dojë njerëzit dhe t’i shfaqë ata.

Gazetari: Dhe ju mendoni se nga mënyra se si ju silleni, ju parandalon ju të bëheni mbretëreshë?

Diana:Ndoshta jo të më parandaloj, nuk do ta thosha këtë. Por mendoj se nuk kam shumë mbështetës në atë mjedis që e kisha dikur.

Gazetari: Ju mendoni në familjen mbretërore?

Diana: Po! Në njëfarë mënyre ata më shohin si kërcënim. Unë jam këtu të bëj mirë. Nuk jam një person destruktiv.

Gazetari: Pse ju shohin ju si kërcënim?

Diana: Çdo grua e fortë në histori, duhet të ecë një rruge të ngjashme. Kjo rrugë është një forcë e cila shkakton konfuzion dhe frikë. Pse është e fortë? Nga ku e merr këtë forcë? Ku e bartë këtë forcë? Kur do ta përdorë këtë forcë? Pse publiku edhe më tej e mbështet atë? ( b.an)

Next Post

E fton për një kafe nga Liqeni pastaj e përdhunon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In