Këngëtari i njohur amerikan, Prince, i është bashkuar U2 dhe grupit Foo Figthers dhe disa këngëtarëve tjerë në anulimin e koncerteve në Francë, apo kudo tjetër në Evropë, pas sulmeve terroriste në Paris të premten. Shtëpia e Koncerteve në Vjenë ka njoftuar se më 24 nëntor Prince nuk do të marrë pjesë në koncert siç ishte planifikuar.
“Pas tragjedisë në Paris, promotori i turneut ka vendosur ta shtyjë turneun në Evropë deri në një njoftim të radhës”, thuhet në uebfaqen e Shtëpisë së Koncerteve. Prince po ashtu ka anuluar edhe dy shoue tjera në dhjetor në Paris, raporton Reuters, transmeton koha.net.
Të gjitha këto pas disa sulmeve terroriste në Paris në të cilën mbeten së paku rreth 130 persona të vdekur. Shumica e tyre u vranë në sallën e koncerteve “Bataclan”.