• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Princat e Panjohur

by Edison Ypi
11/03/2024 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Princ konservator që zgjedh e merr për grua çupën e komunistit, pranon poste republikane që s’mund t’i ketë një mbretëror, braktis gruan e parë, merr grua të dytë dashnoren e fshehtë mikeshë të gruas së parë, dhe si halabak që s’ka zënë kurrë libër me dorë dhe të vetmin frymëzim e merr nga Fejsbuku dhe Tiktoku, bën fshehtas video ish-gruan, gënjen paturpësisht për shkollimin, hesht si peshk për gjith’ ç’ka ngjarë se s’di të lidhë dy fjalë.

Ai që duhej të ishte i shquar për besnikëri ndaj principeve themelore, respektues i traditave zakonore, familjar i devotshëm, qytetar shembullor, respektues rigoroz i Ligjit, doli që është e kundërta e të gjithave këtyre; një budalla me brirë, injorant i padurueshëm, hileqar i pandreqshëm, imoral në qelizë, zevzek, qesharak, rrenacak, aq sa zor se gjen në dynja një më të trashë, më të keq, më të fëlliq, se princi ynë.

Nga ngjau ky bastard me gjysh gjenial ?!
A dallojnë “princat” e historisë tonë me këtë derdimenin e sotëm me celulara, video, dashnore, tradhëtira, hilera, çakaj që mbajnë rrotull ? Apo ky është i vetmi që në tërë Historinë tonë ?
Me “princat” e gjallë të gjen belaja, të hidhen në fyt, ta marrin erzin me një mijë mënyra, të shpifin, të godasin pas shpine kur sta merr mendja.
Të marrim ndonjë shembull nga “princat” e vdekur.

Skënderbeu pengoi perandorinë osmane të pushtonte Europën, mbrojti krishtërimin. A mund të besohet se tërë këtë e bëri duke mbrojtur e mbajtur kështjellëzën e Krujës strukur ndër shkëmbinj më pak se një kokrrizë pluhuri në hapësirat Ballkanike ? E pamundur. Rrenë tepër e madhe. Dozë për kuaj.

Luftoi sot, dhe u bë shembull frymëzimi e heroizmi pas pesqint vjetësh. Me kë e ke ore. S’ka budalla ta besojë. S’ka shkak me pasojë kaq të largët. Skënderbeu s’ishte aq i trashë sa torollaku i sotëm, por nami i tij është i tepërt, i pamerituar.

Po Ali Pashai ? Çfarë lloj princi ishte vallë Aliu i Tepelenës ? Qè pakrahasimisht më inteligjent, diplomatik, ngulmues, se dy të parët, dhe gjithë të tjerët. Por ishte gjakatar. Vrau e preu më tepër shqiptarë se turq dhe jevgj. Si çdo despot sundimtar abuziv, më tepër se gjithçka i interesonte domeni i vet. Për Shqipëri e Atdhe, nëse kishte ndonjë ide, e kishte tepër të turbullt. Krejt i ndryshëm nga sa na e paraqet historia, përveç kalasë që të mahniten turistat dhe me të drejtë të mburren lebërit, një Zot e di për çfarë mund të vlejë si frymëzim katili me nargjilè.

Lufta e Vlorës pati një princ, Selamin e Salarisë që hodhi Italinë në det. Në cilin det e hodhi ? Italia në det ishte me dhjetra kryqëzorë nga më modernët e kohës. Pse erdhi Selam Musai nga Salaria në bregdet ? Ku u bë ajo lufta ku Selami hodhi gunën përmbi tela ? Lexoi gjithë ç’është shkruar për Luftën e Vlorës. Mos lër zgëq të Internetit pa kqyrur. Nuk është bërë asnjë luftë. Llafe plot. Luftë asnjë. E gjitha rrenë.

Dual malit me mijra partizanë. Edhe bij e bija zengjinësh. Jo për të luftuar. Si në krejt Europën, vetëm për modë, vetëm për tu hargalisur. Lexo gjithçka që është shkruar, fotografuar, filmuar, në ato vite. Çirre fytyrën me thonj. Shkuli leshrat. Bjeri kokës me grushta. Plase kokën pas murit. Nuk gjen dot asgjë që të besosh se u bë ndonjë luftë. Mund të thotë ndonjë se u bë luftë te “Tenda e Qypit”. Si te ajo tabloja socrealiste që paraqet ca partizanë trima yxhym mbi disa gjermanë të friksuar.

“Tenda e Qypit” ka qënë dhe është thjesht një toponim. Fshati më i afërt, tre orë larg. Vend i shkretë ku ka vetëm shkurre, shkëmbinj, dhe gjarpërinj, asgjë tjetër. Gjermanët që u sulmuan nga qindra partizanë në “betejën e lavdishme” “pavdekësuar” në tablonë me borizanin që ndal me gisht rrjedhjen e gjakut nga plumbi në fyt, ishin hiç më tepër se nja pesë a gjashtë gjeodedë me uniformë që po bënin rilevimin e zonës.

Asnjë princ, gjeneral, apo ushtar i shquar. Të gjitha ç’thuhen janë përpjekje për të mbushur zeron e luftës me boshin e propagandës.

Ka plot që mbahen për princa nga langaqaqët e sotëm. Kryesisht ata që shkruajnë. Ca plehra pa pik yndyre. Ca autoreferencialë me t’i pru zorrët në fyt. Pa asnjë ndjeshmëri, talent, energji, frymë. Pa asnjë lidhje me Artin.
Ishte Princ Hamleti, na qënka Princ dhe budallai ynë. Pika që s’u bie, atij dhe atyre që i krefin bishtin.

Keqkuptimi dramatik me princa kallp rrethuar me rrena, është e vetmja përgjigje për pyetjen rrënqethëse: Pse Shqipëria është gjithmonë dhe për gjithçka e fundit, pse bëhet përherë e më e vogël, dhe shqiptarët gjithmonë e më të pakët në numur?

E megjithatë, si ndodhi që Shqipëria mbijetoi, dhe, si tha Princ Noli: Rroi or’ rroi, e s’vdiq shqiptari?
Shqipëria dhe shqiptarët rrojtën e do rrojnë, e kurrë nuk do vdesin, sepse u mbrojtën e u ruajtën, jo nga princa të rrejshëm injorantë që u bëjnë video me celularë ish-grave, por nga të kudondodhurit shqiptarë të ndjeshëm, të qytetëruar, të shkolluar, që Shqipërinë e duan, nga Princat e vërtetë, Princat e heshtur, Princat e Panjohur.

Next Post
Probleme me pasurinë e bashkëshortit, KPA shkarkon nga detyra prokuroren Antoneta Sevdari

“Fitoi” betejën me Vetting-un në Strasburg, KPA prish vendimin për Antoneta Sevdarin

Comments 1

  1. Rako Eftiqidhi says:
    2 years ago

    Ky muti i mutit, Loqe ZOGJI pras Kashari, është një bastard 24 karat.
    I jati i tijë, nuk është i biri origjinal i Ahmet Zogut. I biri i Zogut, vdiq në Janinë, mbas tre ditësh që lindi. Ahmet Zogu, me ordinancën e vet, pranuan të adopotojnë pa letra, zgërfyellin e Gjatë, të ashtuquajturin Leka I-rë.
    Nga Rraca e Ahmet Zogut, nuk janë zgërfyella të gjatë. As nga Gerladina Apony.
    Nga na ngjau ky muti, i mutit, të mutit, të mutit ?
    Vetëm nga bastardllëku i kopilit që nuk i dihen se ç’rracë muti është.
    Le të bëjë ADN-në me nipat e Zogut, dhe do të dalë rracë pordhe, leshu e muti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria kundërshton akuzat ndaj Presidentit: Ka qenë vetëm kërkues shkencor deri në 2018

Presidenti Begaj dekreton ligjin për barazinë gjinore

December 5, 2025
Fluks i lartë automjetesh në rrugën Tiranë–Elbasan, hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

Fluks i lartë automjetesh në rrugën Tiranë–Elbasan, hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

December 5, 2025
Lëvizja e Salianjit / Ilirjana Kuçana: S’i kam vajtur në takime! PD s’duhet të ndahet

Lëvizja e Salianjit / Ilirjana Kuçana: S’i kam vajtur në takime! PD s’duhet të ndahet

December 5, 2025
Ultimatumi i SHBA-së për BE-në: Merrni shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri në 2027

Ultimatumi i SHBA-së për BE-në: Merrni shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri në 2027

December 5, 2025
Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

Lufta kundër krimit të organizuar/ SPAK nënshkruan pesë memorandume me vendet e Amerikës Latine

December 5, 2025
Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..

December 5, 2025
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

“Fqinjët nuk duan që të jemi në BE”/ Vuçiç akuza ndaj Kroacisë: Ka bashkuar forcat me Kosovën dhe Shqipërinë

December 5, 2025
Kosovë, KQZ: Procesi zgjedhor në Veri u mbyll pa asnjë problem, pjesëmarrja 3.47 për qind

Rrëzohet vendimi i KQZ-së, Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

December 5, 2025
Dedektivja zbulon “truket”: Orari kur tradhtohet më shpesh! Ja si ta nuhasni që partneri po ju…

Dedektivja zbulon “truket”: Orari kur tradhtohet më shpesh! Ja si ta nuhasni që partneri po ju…

December 5, 2025
Zbardhet dëshmia e Ilir Metës në GJKKO: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, po mbahem në paraburgim pa të drejtë!

Zbardhet dëshmia e Ilir Metës në GJKKO: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, po mbahem në paraburgim pa të drejtë!

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In