• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret, premtimet, LaCivita dhe çeku 6 milionë dollarë

by Artur Ajazi
05/05/2025 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Gjithë fushata e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 për opozitën, është rrotulluar në tre faktorë, primaret, premtimet, Civita, dhe së fundi çeku 6 milion dollarë. Po ta kundrosh me kujdes  Sali Berishën, ai në çdo dalje elektorale premton, premton, dhe nuk harron të jetë i kujdesshëm për pyetjet që i bëhen lidhur me primaret skandaloze, pagesën e LaCivita, dhe çekun 6 milion dollarë. Berisha nuk ka sqaruar deri sot asnjë prej dilemave dhe skandaleve që kanë të bëjnë me përjashtimet pas primareve (të cilat janë shkaku që mërziti bazën  dhe do ti sjellin atij humbjen) premtimeve të bujshme me “rritje rrogash, pensionesh dhe subvensionesh”, dhe së fundi “qershia mbi tortë”, lobimi me 6 milion dollarë nga një “dashamirës” i PD.  Madje ky i fundit, mbetet  skandali më i padëgjuar në politikën shqiptare dhe jo vetëm.

Të lobosh me 6 milion dollarë në SHBA, për  të hequr “non-grata”, e të deklarosh se “unë jam i pakorruptueshëm”, apo dhe tu kërkosh votën shqiptarëve se “me mua në qeverisj,e ju do të jetoni më mirë”, kjo është absurde. Në fushatë, politikani shkon “me duart e pastra”, me program bindës, pa fshehur asgjë lidhur me ndonjë aferë apo skandal financiar.

Ky që Berisha i bëri vehtes (por dhe partisë tij) mbetet “vetëvrasja politike”, e cila do ta shpjerë PD-në drejt humbjeve të tjera. E ndersa ai thërret, akuzon dhe drejton gishtin drejt kryeministrit Rama, e ministrave sepse “janë pasuruar duke zhvatur paratë e shqiptarëve”, padyshim e ka detyrim moral dhe politik, të sqarojë burimin e 6 milion dollarëve, që qenkan dhënë për heqjen e “non-gratës”.

Partia Demokratike, ndoshta kishte “shansin e artë”, që pas 12 vitesh në opozitë, të ishte konkurente dinjitoze, dhe pse jo, të rrezikonte fitoren e Partisë Socialiste, në rast se do të kishte lidership të ri. Por edhe në rast se nuk do të prezantohej në fushatë me “xhaketat e vjetra” dhe milionerët e saj. Kjo fushatë, ishte thjesht një ekspeditë rehabilituese ndaj figurës së Berishës. Dhe si të mos mjaftonte kjo, zoti Berisha akoma nuk ka bërë transperencën e milionave që ka firmosur me La Civita-n. Pra, nuk është një, dy, apo tre, “bëma” që e bëjnë humbjen e PD në 11 Maj, të padiskutueshme, por janë me dhjetra.

Të mos harrojmë reagimet që vijnë nga baza e asaj partie, që lidhen me habinë e madhe, të milionave që shpenzohen për lobime, avoketër, këshilltarësh amerikanë, apo gjyqeve me tarifa të shtrenjta në SHBA dhe Britani për liderin e tyre historik. PD  e ka të pamundur të ndahet nga e djeshmja, të ndahet nga e liga dhe e vjetra. Ajo do të mbetet ndoshta përherë, partia e Berishës, si shkaku kryesor i humbjeve elektorale dhe shkatërrimit të vlerave mbi të cilat ajo u formua nga studentët, dhe u rrëmbye nga ish-komunistët.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 6 Maj 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In