• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret/ PD prezanton një tjetër kandidat në garën për Bashkinë e Fierit

by Java News
09/11/2022 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër emër futet në garën e primareve të PD për Bashkinë e Fierit. Teksa prezantoi kandidaturën e tij, pedagogu Albano Zhapaj tha se ky procës është një risi për çdo demokrat e demokrate, për çdo simpatizant e simpatizantë të Partisë Demokratike.

“Ndjeva se duhet të isha pjesë e kësaj gare për qytetin e Fierit, pasi gjetja e primareve përkon me filozofinë time të punës dhe jetës, ku betejat për demokraci bëhen nga kandidatë të dalë nga vullneti i sovranit, dhe jo nga kandidatë të emëruar, siç jemi mësuar të shikojmë në këto 10 vitet e fundit.Karrierën time si pedagog e kam filluar në Universitetet e Padovas dhe Vicenzas, për ta vijuar më tej në vendin tim, si në: Universitetin e Tiranës, ku veç pedagog kam mbajtur edhe detyrën e Drejtorit të Kurrikulave të këtij institucioni, në Universitetin e Durrësit, të Elbasanit, si dhe institucione të tjera të arsimit të lartë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për tetë vjet kam punuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në detyra të rëndësishme. Unë besoj fort se liria dhe dinjiteti i njeriut, janë vlera të patjetërsueshme dhe se askush prej nesh nuk jeton dot pa to. E drejta për të qenë i lirë, e drejta për të jetuar me dinjitet në vendin, e drejta për të ndërtuar jetën dhe lumturinë në tokën ku ke lindur, janë të drejta të dhuruara nga Zoti, nga askush tjetër. Asnjë qeveri apo qeveritar nuk ka të drejtë t’i prekë, t’i cënojë, t’i heqë apo tjetërsojë ato, as sot e as kurrë.

Nisur nga këto premisa, vendosa të kandidoj në primaret për Fierin, pasi nuk e pranoj dot që unë dhe bashkëqytetarët e mi të jetojmë në një qytet ku të rinjtë largohen se s’kanë punë, s’ka shpresë, nuk pranoj dot që çdo vit mbyllen shkolla e kopshte, boshatisen lagje e fshatra, nuk pranoj dot që toka të zbrazet e të mos punohet, që të braktisen shtëpitë, që të braktisen varret e të parëve, vetëm e vetëm se një grusht pushtetarësh kanë vendosur të na nxjerrin në treg”, tha ai.

Albano Zhapaj, pedagog në universitet, emigrant në Itali nga 1992-2007, është shkolluar në Univerisitetin e Padova, në profilin Psikologji-Pedagogji.

/s.f

Next Post
Gazetari zbulon planin e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës

Gazetari zbulon planin e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In