• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret në PD/ Ibsen Elezi: Janë të manipuluara; Gazetari: S’janë demokratike, mungon debati publik

by A R
30/01/2025 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

artia Demokratike ka hapur zyrtarisht garën e primareve, me kryetarët e degëve të cilët janë të vetmit pas kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm që janë votëbesuar njëherë apo disa nga baza e demokratëve.

Aktivisti politik dhe ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, në lidhje live me “Ora e Fundit” komentoi këtë zhvillim në Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se këto nuk mund të quhen primare.

Sipas Elezit, Partia Demokratike nuk ka lista të sakta dhe ky tregues e cenon në thelb të gjithë procesin zgjedhor.

“Në primaret për kandidatin për kryetarin e Bashkisë Tiranë në thelbin e tij nuk kishte debate, as ide dhe dilnin disa figura që do votoheshin. Duke mos pasur lista të sakta, ata e cenojnë procesin. Nuk po zhvillohen në një proces demokratik, janë të manipuluara”, tha ai.

Ai shtoi më tej se disa deputetë të PD kanë shfaqur sjellje servilosjeje ndaj Berishës me synimin që t’i fusë në lista të sigurta në zgjedhjet e 11 majit 2025.

“Thelbi i kësaj servilosje, nuk është kot. Ata njerëz arrijnë shkallën e servilizmit vetëm për të qenë në listën e sigurt”, tha ai.

Gazetari i javanews.al, Ardit Rada, ndau të njëjtin mendim me aktivistin Elezi teksa tha se procesi është i manipuluar dhe nuk ka garë të ndershme për primaret e Partisë Demokratike.

Sipas tij, mbajtja e primareve nënkupton debat publik dhe këtë nuk e ka dëshmuar Partia Demokratike në strukturat apo bazat e saj.

“Berisha artikuloi idenë e primareve dhe e hodhi në mjedisin politik në momentin që nisën telashet e tij me drejtësinë, SHBA dhe Lulzim Basha, Ai i ka përdorur primaret si gogol për të trembur deputetët, për t’i përdorur ata për kauzat e tij familjarët dhe personale, e kam fjalën me raportin që ka me drejtësinë dhe SHBA. Që të ketë primare, në radhë të parë duhet të ketë debat publik apo para anëtarësisë mes figurave në garë. Nga ana tjetër mungojnë mekanizmat që do duhet të bënin transparencë. Cfarë primaresh janë këto që kanë nisur me kritika brenda vetë PD-së dhe do mbarojnë me akuza, si herën e kaluar kur u zhvilluan për kandidatët e bashkive? Nuk janë demokratike, por është manipulim fund e krye”, tha ai.

Next Post
“Keqardhje për PD, është kapur nga 5 njerëz pa program, pa ide dhe pa vizion”/ Valteri: Vajza ime Hera, arsyeja që iu bashkova PS

"Berisha, i marrë që s'di çfarë thotë", Valteri: Nuk flitet për Prindin 1 dhe 2 me Gaz Bardhin në krah...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In