Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Laç pas një konflikti në takimin e Rithemelimit.
Raportohet se ka patur konflikt gjatë takimit të kandidatëve të primareve të Sali Berishës me Kryesinë.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Takimi u mbajt në qendër të qytetit, ku u qëllua me armë zjarri në ajër. Një person është shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen ndërsa nuk ka të dhëna për identitetin e personave të përfshirë në konflikt.
Fatmirësisht, nuk ka persona të plagosur./m.j