• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prilli i përgjakshëm i Sarajevës

by Enver Robelli
29/04/2025 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

33 vjet më parë filloi lufta në Bosnjë-Hercegovinë. Beteja e nacionalistëve serbë për të shkatërruar këtë shtet po vazhdon edhe në këtë pranverë.

Më 25 mars 1991 u takuan në Karagjorgjevë të Vojvodinës dy presidentë. Slobodan Milosheviqi në emër të Serbisë, Franjo Tugjmani në emër të Kroacisë. Në rezervatin natyror të Karagjorgjevës gjendet një rezidencë shtetërore, e cila dikur qe shfrytëzuar nga mbreti i Jugosllavisë, Aleksandar Karagjorgjeviq, pastaj, me fitoren e partizanëve kundër nazifashizmit, bukurinë e trevës rreth Karagjorgjevës e zbuloi edhe Josip Broz Tito.

Aty ai priti burrështetas, delegacione e ambasadorë dhe, shpesh, pas bisedave dhe drekave të gjata, mareshali jugosllav merrte pushkën e gjuetisë dhe dilte në pyjet e afërta.

Aty ku Tito kishte shtruar përtokë me saçme ndonjë ujk, dhelpër apo cjap të egër, Milosheviqi e Tugjmani dyshohet se folën për të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës, më saktë për ndarjen e saj. Takimi u zhvillua në katër sy, askush tjetër nuk ishte i pranishëm. Stipe Mesiqi, një kohë bashkëpunëtor i ngushtë i Tugjmanit, më vonë kundërshtar i tij për shkak të politikave ndaj Bosnjës, ka thënë se në Karagjorgjevë është folur për copëtimin e Bosnjës. Edhe kryeministri i fundit i Jugosllavisë, Ante Markoviq, kroat me nacionalitet, ka pohuar të njëjtën gjë. A pati marrëveshje të detajuar apo jo për ndarjen e Bosnjës, nuk është e rëndësishme, sepse lufta në këtë republikë shpërtheu me të vërtetë.

2.

Brenda vitit 1991 Sllovenia dhe Kroacia shpallën pavarësinë. Meqë në Slloveni s’kishte pakicë të madhe serbe, e cila do të mund të armatosej dhe të instrumentalizohej për të luftuar kundër qeverisë në Lubjanë, armata jugosllave – e dominuar nga Beogradi dhe në shërbim të hegjemonizmit serb – u tërhoq nga republika më veriore jugosllave dhe u vu në shërbim të pakicës kryengritëse serbe në Kroaci. Qëllimi ishte realizimi i projektit të Serbisë së madhe. Për ta arritur këtë, duhej pushtuar doemos Bosnjë-Hercegovina.

Më 9 nëntor 1991 serbët e Bosnjës votuan në një referendum për të mbetur pjesë e Jugosllavisë. Në referendum morën pjesë “90 për qind” e serbëve, sipas të dhënave të liderëve të tyre. Në muajt në vijim gjendja shkoi drejt acarimit. Për boshnjakët dhe kroatët, të cilët përbënin shumicën e popullsisë së Bosnjës, nuk vinte në shprehje qëndrimi në kuadër të Jugosllavisë të dominuar nga Slobodan Milosheviqi dhe shërbëtorët e tij serbë në Bosnjë. Andaj më 29 shkurt dhe 1 mars 1992 u mbajt referendumi për pavarësinë e Bosnjë-Hercegovinës, i cili u bojkotua nga serbët. Rreth 94 për qind e atyre që morën pjesë në votim (myslimanët dhe kroatët) ose rreth 62 për qind e të gjithë votuesve u shprehën në favor të pavarësisë së republikës së tyre. Më 3 mars Bosnja shpalli pavarësinë, të cilën më 6 prill e pranuan shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e akceptuan shtetësinë e Bosnjës një ditë më vonë.

3.

Pasi në fund të marsit forcat serbe pushtuan Zvornikun dhe Bijelinën, dy qytete afër kufirit me Serbinë (aty vranë edhe disa shqiptarë), në fillim të prillit njësitë e armatosura serbe rrethuan Sarajevën. Më 5 prill, një ditë para se Bashkimi Evropian të pranonte pavarësinë e Bosnjës, në Sarajevë demonstruan paqësisht mbi 100 mijë njerëz të të gjitha etnive. Pakkush llogariste se lufta do të shpërthente në mbarë vendin. Ky optimizëm mori fund kur snajperistët serbë hapën zjarr dhe vranë mbi një urë afër qytetit të vjetër të Sarajevës vajzën myslimane, Suada Dilberoviq, dhe kroaten Olga Suçiq.

Pak javë më vonë armata jugosllave u tërhoq nga Bosnja. Së paku ashtu pretendonte propaganda nga Beogradi, sepse faktet tregonin diçka krejt tjetër: rreth 60 mijë ushtarë dhe oficerë serbë nga Bosnja hoqën uniformat e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) dhe veshën uniformat e ushtrisë serbo-boshnjake, e cila komandohej nga Ratko Mladiqi, një oficer që kishte bërë karrierë në APJ – prej Kumanovës në Prishtinë dhe tutje në Knin të Kroacisë, para se të vinte në Bosnjë, aty ku ishte lindur më 1942. APJ ua la serbëve të armatosur të Bosnjës pothuaj krejt armatimin dhe municionin. Kishte në atë kohë edhe 35 mijë serbë të armatosur. Sipas raportit të prezantuar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga juristi egjiptiano-amerikan, Cherif Bassiouni, mes vitit 1991 dhe 1993 në Bosnjë operuan së paku 56 grupe paramilitare serbe.

Qyteti i Sarajevës u mbajt i rrethuar 1.425 ditë – deri më 29 shkurt 1996, kur qeveria shpalli zyrtarisht përfundimin e gjendjes së rrethimit.

1.425 ditë terror ndaj popullsisë civile.

1.425 ditë vuajtje të papërshkrueshme.

1.425 ditë gjatë së cilave u vranë mbi 1.500 fëmijë.

1.425 ditë gjatë së cilave u vranë mbi 10 mijë të rritur.

Për çdo ditë në qytet ranë mesatarisht nga 329 granata.

Më 22 korrik 1993 Sarajeva u godit me 3.777 granata.

Mbi 100 mijë shtëpi dhe banesa u dëmtuan apo shkatërruan tërësisht.

Më 5 shkurt 1994 një granatë qëlloi grumbullin e njerëzve në pazarin e qytetit Markale. 68 njerëz u vranë.

Më 25 gusht 1992, një sulm kundër Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare (ish-Bashkia) i bëri shkrumb e hi afër 1.5 milionë libra. Historiani amerikan, András Riedlmayer, e përshkruan këtë krim si rastin më të madh të djegies së qëllimshme të librave në historinë moderne.

33 vjet kanë kaluar nga shpërthimi i luftës në Bosnjë, më saktë nga fillimi i agresionit serb. Beteja e nacionalistëve serbë për të shkatërruar këtë shtet po vazhdon edhe në këtë pranverë.

Next Post
I dorëzoi çelësat e Tiranës në 2014, Basha kujton takimin me Papa Françeskun: Kolos i mirësisë

"6 mln dollarë për një vizë!"/ Basha ironi me kontratën e lobimit: PD do ishte në pushtet nëse Berisha s'do e përdorte për interesa personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

December 6, 2025
Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

December 6, 2025
I premtoi dashuri, por e prostituoi/ E reja arrin të arratiset nga tutori në Selanik dhe zbulon rrjetin kriminal në polici

I premtoi dashuri, por e prostituoi/ E reja arrin të arratiset nga tutori në Selanik dhe zbulon rrjetin kriminal në polici

December 6, 2025
Paloka mesazh Salianjit: Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull se…

Paloka mesazh Salianjit: Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull se…

December 6, 2025
Kritikat e SHBA ndaj BE-së, Kallas: Evropa ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë

Kritikat e SHBA ndaj BE-së, Kallas: Evropa ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë

December 6, 2025
“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

Nga shtimi i ushtrisë tek “triumfi kulturor me Europën”/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare

December 6, 2025
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

December 6, 2025
“Postoi në instagram foto të miat dhe…”/ I riu e denoncon në polici, e pëson 27-vjeçarja në Durrës!

“Postoi në instagram foto të miat dhe…”/ I riu e denoncon në polici, e pëson 27-vjeçarja në Durrës!

December 6, 2025
Kritika për sigurinë ushqimore, raporti i Progresit i BE-së për Shqipërinë vë në dukje dobësinë e sistemit të kontrollit

Kritika për sigurinë ushqimore, raporti i Progresit i BE-së për Shqipërinë vë në dukje dobësinë e sistemit të kontrollit

December 6, 2025
Çështja e detit me Greqinë, reagon Ilir Meta: Mos e trajtoni si tokat e Gjipesë! Ja çfarë ndodh nëse shkojmë në Hagë!

Çështja e detit me Greqinë, reagon Ilir Meta: Mos e trajtoni si tokat e Gjipesë! Ja çfarë ndodh nëse shkojmë në Hagë!

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In