• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prifti i parë që erdhi në Shqipërinë komuniste: Ramiz Alia donte të hapte portën, por nuk dinte…

by A R
07/11/2024 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monsignor Vincenzo Paglia është kleriku i parë që hyri në Shqipërinë komuniste të viteve ’90 dhe zhvilloi takim me Presidentin e asaj kohe, Ramiz Alinë.

Këtë histori, Monsignor Vincenzo Paglia e ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për emisionin Opinion në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu.

Në takimin me Ramiz Alinë, Monsignor Vincenzo Paglia foli me Ramiz Alinë për hapjen e Shqipërisë.

Ai tregon edhe trukun se si e bindi Ramiz Alinë për të hapur akademinë e priftërinjve.

Sipas tij, Ramiz Alia e kuptonte situatën politike në Shqipëri por nuk dinte si të vepronte.

Monsignor Vincenzo Paglia: Shkova në zyrën e Ramiz Alisë i veshur kështu. Kishte njerëz që shikonin të habitur.

Blendi Fevziu: I pari prift që hynte në majën e pushtetit ateist komunist?

Monsignor Vincenzo Paglia: Po. E takoj Ramiz Alinë. Ndër të tjera i tregoj që kisha organizuar takimin e parë ndërmjet Gorbaçovit dhe Papa Gjon Palit të II. Ja tregova këtë Ramiz Alisë. Mesa duket e bëra të kuptonte që nëse ai do dëshironte një zhvillim mund të organizonim një takim edhe me të, me Papa Gjon Palin e II. Kjo i hapi sytë. Ai e kuptonte që ishte e pamundur të vazhdohej me atë mënyrë dhe unë mendoj se do kisha gjetur momentin e duhur kur ai donte ta hapte portën, por nuk dinte si të vepronte. Ndoshta unë po i jepja çelësin dhe ai më mundësoi gjithçka.

Ai më tha, pas zgjedhjeve të para të lira ju ftoj zyrtarisht të vini në Shqipëri nga fillimi i Prillit ejani përsëri. E pranova propozimin. Ai të jepte përshtypjen e dikujt që kuptonte situatën dhe kërkonte pak ndihmë duke pasur parasysh që kishte nevojë të kuptohej Shqipëria, që më shumë se komuniste ishte nacionaliste.

Unë doja që populli shqptar të ringrihej. Kjo e preku atë dhe unë e kuptova që ai mund të përshpejtonte gjërat. U ktheva në fillim të Prillit, zyrtarisht i mirëpritur. Më pas takova Dom Simon Jubanin në varrezat katolike të Shkodrës. Jubani më tregoi shkurtimisht se si ishte. Ajo çka më mori më shumë kohë gjatë vizitës së 1 Prillit qe biseda e gjatë me Ramiz Alinë. Unë kërkova fillimin e një procesi lirie. Lirisë së fesë dhe shoqërisë, nuk bëra dallim. U fillua me lirinë e besimit fetar dhe atë ditë u premtua edhe rihapja e seminarit të Shkodrës. E pyeta, po ju a do pranonit gjeneralë italianë që të vijnë të stërvisin ushtrinë shqiptare? Ai më përgjigjet absolutisht jo, ne kemi shkollën tonë ushtarake. Përsa i përket klerit, do pranonit të vinin peshkopë nga jashtë? Jo! Atëherë na duhet të hapim akademinë e priftërinjve si akademia ushtarake. Patjetër që po, tha.

/a.r

Next Post
Gruaja e parë në këtë detyrë, kush është menaxherja e fushatës së Trump e cila mund të bëhet Shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë

Gruaja e parë në këtë detyrë, kush është menaxherja e fushatës së Trump e cila mund të bëhet Shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish

Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish

January 14, 2026
“Po merrte informacione sekrete nga Pentagoni”, FBI kontrollon shtëpinë gazetares së Washington Post

“Po merrte informacione sekrete nga Pentagoni”, FBI kontrollon shtëpinë gazetares së Washington Post

January 14, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

LDK duhet të pyesë veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?

January 14, 2026
“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

January 14, 2026
“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

January 14, 2026
Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

January 14, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha shpalli se s’do të lërë fëmijët pasardhës të PD?

January 14, 2026
Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

January 14, 2026
“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

January 14, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Banka e Shqipërisë, program të ri për biznesin e vogël! Më shumë financim për…

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In