Ka reaguar ish–deputeti Dritan Prifti pas kallëzimit në Prokurori nga ILDKPI për mosdeklarim pasurie.
Ai ka ironizuar duke thënë se ka fshehur 5 mijë lekë në llogarinë e djalit.
Sipas Priftit, kreu I ILDKPI, Ganaj, nuk ka respektuar ligjin por urdhërat e Ilir Metës. Duke thënë këtë ai shtoi se kanë frikë nga kthimi i tij në politikë pasi sipas tij, tremben nga pisllëqet e tyre.
Prifti tha se ligji nuk parashikon kontroll për ish-zyrtarët e larguar nga puna para 2 vitesh. Ai e cilësoi këtë si persekutim politik dhe shpërdorim detyre.
Drtitan Prifti deklaroi se paratë janë marrë me kredi për fabrikën e tullave.
Prifti akuzoi Metën se ka urdhëruar të kallëzohet ai së bashku me Harasanin dhe Doshin.
Ish ministri Prifti pretendon se ka firmosur dokumentet dhe do të dorëzoheshin më 30 qershor.









