• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Prifti arbëresh: Në Greqi ka 900 katunde shqiptare

by Aalison Pearse Stevens
13/04/2016 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arbereshët janë një fenomen dhe një popull krejt i veçantë në historinë njerëzore. Ruajtja e traditës shqiptare për shekuj me radhë është diçka që ka mahnitur të gjithë studiuesit dhe historianët që kanë njohur këtë popull.

Këtë e pohon edhe mysafiri special i Zonës B, Antonio Belushi, një abresh, prift ortodoks dhe studiues i shtrirjes shqiptare dhe gjenezës së saj. 82 vjeçari ishte i ftuar edhe në inaugurimin e Hashim Thaçit President.

Prifti arbëresh ka pohuar se në Greqi ka 900 katunde shqiptare. Këtë e bazon në një studim që e ka bërë vetë ai.

“Unë botova librin tim ku zbulova 900 katunde shqiptare në Greqi, unë e njohë mirë gjuhen greke, gjenezën e kemi atje. Shkova atje për 40 vjet me radhë”, thotë ai

Ndjenja kombëtare, lidhje me vëllezërit shqiptarë dhe arbëresh, njohja për Kosovën dhe personalitetet e saj, përkushtimi për kombin janë atributet që e karakterizojnë priftin Belushi, gjë që e dëshmoi në këtë intervistë të Zonës B.

Ai u shpreh falënderues edhe për pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të zotit Thaçi President, ku spikati dy gjëra.

“Skëndërbeu në ceremoni mu duk i gëzuar pasi Kosova është Republikë dhe që ka një President të ri.  Ajo që më impresionoi më shumë ishin edhe vargjet e Ali Podrimës aq poezi e bukur, Unë biri yt Kosovë.

Ti je shqiptar je vëllai im, je kosovar je vëllai im. Kur ne arbëreshet  takoheshim edhe pa u njohur  përqafoheshim dhe thonim gjaku im i shprishur. Këtë vëllazërim shqiptar e shpërndava edhe në vendet tjera, në Kanada në New York me shqiptarët tjerë, me vëllezërit tanë”, thotë ai.

“Në Amerikë erdhi edhe Ibrahim Rugova edhe Rexhep Qosja. Kam shumë mirënjohje për Rugovën, e vizitova edhe varrin e tij, unë u dekorova nga ai me dekoratën e Lidhjes së Prizrenit”.

“Unë jam bir i Kosovës”, tha prifti arbëresh Antonio Belushi, njofton Klan Kosova.

Next Post

“Mossack Fonseca”, mes klientëve, edhe agjentë të CIA's

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In