• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Prezenca ruse, SHBA rikthehet në Atlantik

by A R
05/05/2018 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pentagoni ka nisur një komandë të re detare, me qëllim që të forcojë praninë e SHBA-së dhe NATO-s në veri të Oqeanit Atlantik, pas rritjes së prezencës ruse në këtë zonë.

“Rikthimi i konkurrencës së fuqisë së madhe dhe rritja e prezencës së Rusisë kërkon që NATO të rifokusohet në Atlantik, që të sigurojë përkushtimin në kontinent dhe të demonstrojë aftësitë e parandalimit”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Jonny Michael.

Komanda e re e NATO-s “do të jetë çelës i sigurisë transatlantike”, ka thënë ai. Plani për rritjen e prezencës në Atlantik është miratuar gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në shkurt, si pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë në vijat detare dhe linjat e komunikimit në mes të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Vendimi i Pentagonit reflekton rritjen e shqetësimit në Evropë dhe brenda NATO-s, pas rritjes së prezencës ushtarake dhe patrullimeve të Rusisë në rajonin e Atlantikut.

Rusia ka shtuar patrullimet në Detin Baltik, Atalntikun Verior dhe në Arktik, kanë thënë zyrtarët e NATO-s edhe pse flota detare e Rusisë është më e vogël sesa ka qenë në kohën e Luftës së Ftohtë.

Pavarësisht të dhënave që tregojnë se ekonomia e dobësuar ka detyruar Moskën që të ulë shpenzimet për ushtri për 20 për qind vitin e kaluar, Gjenerali i ushtrisë çeke, Petr Pavel, që është kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë ka thënë se NATO duhet të vazhdojë të ndërtojë mbrojtjen e saj.

“Kapacitetet ushtarake ruse, si ato konvensionale dhe ato bërthamore janë të mëdha”, ka thënë ai.

“Ne, thjesht nuk mund t’i lejojmë që të rrisin kapacitetet e mbrojtjes, në të gjitha shërbimet dhe domenet. Prandaj, ne duhet të reagojmë”, ka thënë ai.

Luftanijet ruse duke hyrë në portin e bazës së marinës ruse në Baltisky, në rajonin e Kaliningradit. Fotografi nga arkivi

Sipas planit të ri, Shtetet e Bashkuara do të vendosin selinë e re të Komandës së Altantikut të NATO-s në Norfolk, Virxhinia, ku Pentagoni po ofron që të mbajë një takim të Komandës së Përbashkët të Forcave të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë muajit shkurt u kishte thënë gazetarëve se “ne kemi parë një Rusi më të sigurt, kemi parë një Rusi që gjatë shumë viteve ka investuar shumë në aftësitë ushtarake, ka modernizuar aftësitë ushtarake, të cilat nuk janë vetëm forca konvensionale, por gjithashtu forca bërthamore”.

Ai ka thënë se Komanda e re e Atlantikut do të jetë vitale për Aleancës, në mënyrë që të jetë në gjendje të përgjigjet. NATO gjithashtu ka krijuar një komandë të re të logjistikës, që pritet të vendoset në Gjermani.

Në të njëjtën kohë, forcat detare amerikane kanë rivendosur flotën e dytë, që ishte larguar në vitin 2011, si masë për të kursyer fonde.

Admirali John Richardson, që është shef i operacioneve detare, ka thënë se kjo lëvizje vjen pas i ambienti i sigurisë “vazhdon të bëhet më sfidues dhe më kompleks”.

Marina ka thënë se komanda e re do të mbikëqyrë anijet, avionët dhe forcat tokësore në Bregun Lindor dhe në veri të Oqeanit Atlantik dhe do të jetë përgjegjëse për trajnimin e forcave dhe kryerjen e operacioneve detare në rajon.

Komanda do të fillojë operacionet më 1 korrik. Kjo komandë do të raportojë te marina amerikane dhe fillimisht do të përfshijë 11 oficierë dhe 4 persona në kuadër të personelit. Ky numër i stafit do të rritet më pas në më shumë se 250 persona, ka njoftuar Pentagoni.(REL/a.m.

Next Post
Dita e Dëshmorëve bën bashkë Metën dhe ambasadorin Lu

Dita e Dëshmorëve bën bashkë Metën dhe ambasadorin Lu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
Regjistër për objektet në bashkëpronësi/ Mazniku: Forcohet roli i administratorëve të pallateve

A do ndërhyhet në ndarjen territoriale?/ Paskuqani, Mazniku: Të pyeten qytetarët. Duhen reforma të qenësishme

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In