• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantuesja përlotet gjatë emisionit: Isha tmerrësisht keq, në urgjencë më thonin nuk është për këtu

by Java News
27/10/2022 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katerina Trungu, moderatorja e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan ndau një histori personale gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, e cila e bëri të përlotej. Tema e ditës, referuar ankthit dhe atakut të panikut nuk është e panjohur për moderatoren, që është përballur vetë me një gjendje të tillë.

Teksa bëri një parantezë se ndoshta njerëzit mund ta kenë më të thjeshtë t’i drejtohen specialistëve të shëndetit mendor, e njëjta gjë nuk ndodh me shërbimet spitalore, ku përgjigjja që merr është shpërfillëse.

Katerina Trungu:  Janë të parët që të thonë “hajt se ti s’ke gjë”, ndërkohë që ti po vdes në atë moment.

Arjana Rreli: Dhe mos të ndjerit e kuptuar është një arsye tjetër që ti futesh në panik.

Katerina Trungu: Është më keq akoma sepse janë neglizhentë. Do e ndaj sepse nuk e kam problem ta ndaj historinë. Isha tmerrësisht keq dhe kur kam shkuar në urgjencë, më thonin nuk është për këtu.

Arjana Rreli: Po, kjo është e vërtetë në fakt, si ndjesia jote vijnë shumë dhe e thonë “unë nuk kam nevojë për një ngushëllim apo një fjalë, unë kam nevojë të ndjehem i kuptuar dhe i ndihmuar në atë moment. Nëse vij këtu, unë nuk po vij kot. Nëse vij këtu, unë dua të dëgjoj prej teje, personeli i mesëm ose mjek, që kjo gjendje ka të gjithë arsyet e mundshme që të jetë”. Nuk është një fjalë “hë se s’ke gjë, gjithë kjo gocë, gjithë kjo bukuroshe, çfarë të mungon ty?” Se është edhe nga familjarët kjo lloj ndërhyrjeje dhe ne e themi që është gjithmonë një ndërhyrje shumë e gabuar dhe që patjetër ne personelin e kemi shumë të mirëkuptuar, por në këtë pikë suportin psikologjik nuk e kanë gjetur ende.

Psikologia Eralba Zeneli thotë se minimalja që duhet të ndodhë në atë moment, është një psikoedukim sepse ul tensionin dhe eviton një atak paniku të dytë. Mjekja psikiatre Rreli shton se sigurisht mjekët përballen në urgjencë me probleme të tjera, por kjo nuk e zvogëlon rastin e një ataku paniku.

Katerina Trungu:  Kjo ishte edhe përgjigjja që unë mora nga mjeku, “mua tjetri më ka ardhur me veshkat”, tha, “si mund të jesh ti problem për mua?”  Ndërkohë unë po humbja veten.

Next Post
Beteja e klikimeve “fake” me luftëtarë “fake”

Beteja e klikimeve “fake” me luftëtarë “fake”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In