Ministria e Shëndetësisë prezantoi të shtunën disa nga rezultatet e platformës së shërbimeve bashkohore të shëndetësisë elektronike.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se të gjitha prezantimet synojnë vendosjen e një standardi të ri transparence dhe shkurtim kohe të komunikimit të qytetarëve me hallka të ndryshme të sistemit.
“Me miratimin e programit të ri nga fondi i inovacionit, do të mundësohet që në mënyrë ligjore dhe të sigurtë do të eleminohen firma dhe vula në shëndetësi. Çdo mjek apo farmacist, me zbatimin e plotë të këtij program, do të ketë një instrument që do ta lidhë në kompjuterin e tij dhe nga ky moment çdo gjë që ai do të nisë do të jetë e fimosur dhe e vulosur dhe do të jetë vetëm e tija”, tha Beqaj.
Ai shtoi se kjo do të bëjë të mundur të kufizohet pjesa letër dhe do të reduktojë maksimalisht hapësirën që me këto letra të ketë abuzime









