• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantohet projekti i Portit të Durrësit, Rama: Do të jetë gati brenda 6 vitesh

by A R
16/04/2021 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit nga kompania ndërkombëtare Emaar Group do të jetë i përfunduar brenda 6 vitesh.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama nga qyteti bregdetar ku u prezantua masterplani për portin më të madh në Shqipëri.

Investimi për këtë port do të kapë shifrën e 2 miliardë Eurove. Ndërsa Kryeministri tha se ndërtimi do të bëhet në 5 faza dhe gjithçka do të përfundojë brenda 6 viteve.

“Ishte takimi me mikun tonë të shtrenjtë që i hapi rrugë këtij projekti dhe sot ky nuk është një projekt i përgatitur për të bërë këtu reklamë. Kjo është kartolina e një projekti që është gati të filojë me fazën e parë, ka 5 faza. Më në fund Durrësi kthehet në një post plot mundësira dhe plot atraksion të vetë Mesdheut. Që të gjithë ata që janë dhënë pas lundrimit, ata që kanë jahte dhe gjithë të tjerët që lëvizin nga një vend në tjetrin do duan të vinë në Durrës. Kjo është vërtetë një arsye për t’u ndjerë shumë të frymëzuar që ne ta çojmë deri në fund realizimin e kësaj ëndrre që nga 3D këtu në 4-5-6 vite do të jetë këtu ku ne jemi sot, ku nuk do të ketë më konteiner, vinça, ku s’do ketë më ndotje, por do të ketë një jetë të re që pulson dhe këtu do jetë zemra e turizmit shqiptar dhe Durrësit do të kthehet në një forcë të madhe të shtuar të ekonomisë shqiptare. Durrësi do të kthehet aty ku ishte atëherë kur këtu vinin ato pak anije që lëviznin në atë kohë dhe këtu lëvizte e gjithë tregtia, në vend do të vijnë të gjitha anijet e kohës që jetojmë. Sot kemi një projekt dhe kemi një afat, kemi hyrë tanimë në rrugën e zbritjes së ëndrrës në tokë. Lajmi i mirë është që njeriu që vjen këtu me këtë pëlhurë ku është vizatuar me imazhe ëndrra jonë nuk është dikush që ka shumë para, por është dikush që çfarë e tregon këtu e ka bërë aty prej nga vjen dhe quhet Dubai, porti turistik i Dubait, quhet vendi që nga shkretëtirë u kthye në magnetin e botës”, u shpreh Kryeministri.

Porti i ri i Durrësit do të rrisë edhe ekonominë e bizneseve të tjera të zonës.

“Kjo është një burim energjie për të gjithë zonën. Të gjitha këto që do ndërtohen në këtë port do rrezatojnë ekonomikisht tek të gjithë ata që kanë ndërtuar hotele përgjatë bregut. Vlera e gjithçka që ata kanë investuar do të rritet”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se përveç Portit të Durrësit do të ndërtohen edhe portet e Vlorës, Sarandës e Shëngjinit.

I pranishëm në aktivitetin e mbajtur në Portin e Durrësit, ishte edhe drejtuesi i kompanisë Emaar Group. Rama zbuloi edhe sekretin për ai vendosi që të investonte në Shqipëri.

“Arsyeja pse besoi te Shqipëria jam i bindur që lidhet me fëmijërinë e tij për të cilën më ka treguar se jetonte në varfëri. Është një njeri shumë i zakonshëm nga një familje e varfër që pa me sy hapur një ëndërr, që e ndoqi përmes shumë sakrificave dhe arriti që të jetë njëri prej atyre që e kthyen shkretërirën në një minierë të ardhurash dhe i dhanë popullit të tyre një buzëqeshje dhe më ka thënë që mua më ngjiti dashuria dhe mirënjohja e përjetshme për nënën time. Unë do vij në Shqipëri, do rri në Shqipëri dhe do të ndihmoj që njësoj siç ka ndodhur me aq shumë familje dhe njerëz jo të pasur që sot bëjnë jetë me mirëqenie të lartë në tokën time, të ndodhi edhe në tokën tënde”, tregoi Kryeministri Edi Rama.

/a.r

Next Post
Krijesa misterioze e detit, që ngjan si sy, sulmon 8-vjeçarin…

Krijesa misterioze e detit, që ngjan si sy, sulmon 8-vjeçarin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In