• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantohet libri i ri, “Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria”

by Java News
19/04/2016 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Podiumin e COD, në kujtim të Ardian Klosit, një mbrëmje kushtuar promovimit të librit “Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria”, një libër i sapobotuar nga shtëpia botuese “Fjala publishing”, përgatitur nga Oliver Jens Schmitt, si dhe shpalljes së çmimit “Ardian Klosi”, për librin më të mirë publicistik të vitit 2015

Si duket, miqësitë nuk e kanë burimin vetëm te kauzat. Çfarë bashkonte përkthyesin e publicistin Ardian Klosi me kryeministrin e sotëm, Edi Ramën, ishte një marrëdhënie idealesh të hershme që lidheshin me politikën. Ndërsa Klosi ndoqi kauzën e kulturës dhe në vitet e fundit të jetës, duke krijuar edhe profilin e një intelektuali të angazhuar sidomos në çështjet e mjedisit, Rama ngriti karrierën politike. Kjo miqësi e herët të kujton nderimin që i bën më 22 prill qeveria shqiptare, në mjediset e kryeministrisë, në podiumin e COD.

Këtë bashkim të drejtpërdrejtë e krijoi në fakt nga Gjermania, historiani i njohur Oliver Jens Schmitt, i cili sjell në këtë rast në Tiranë, librin “Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria”, një libër i sapobotuar nga “Fjala publishing”, financuar nga fondacioni S. Fischer.

Schmitt lidhjet me Shqipërinë qysh në fillime i ka pasur me Klosin, që si duket është konsoliduar edhe në një miqësi, përveçse bashkëpunimit në përkthimin e disa librave mjaft të debatuar në histori që lidhen sidomos me Skënderbeun.

Në mbrëmjen e menduar në rastin e promovimit të librit të Schmitt, si dedikim për Klosin, pritet edhe shpalla e çmimit “Ardian Klosi”, për librin më të mirë publicistik të vitit 2015. Ky çmim ishte përfshirë në rastin e mbajtjes së Festivalit të Artit, një projekt-ide e lënë nga përkthyesi në të gjallë, që ishte refuzuar nga qeveritë e PD-së.

Por, si duket ky ceremonial do të na kujtojë dhe këtë rast pse u shua ky projekt i nisur nga botuesja Arlinda Dudaj, e cila pat shpallur edhe dhënien e çmimit “Ardian Klosi”, duke premtuar mosndërprerje të saj. Ky festival nuk është më dhe çmimi tani po ngjitet përkundër kauzës që kishte vetë publicisti në podiumin e kryeministrisë.

Si duket për ta nxjerrë nga kjo harresë, apo interesa të ditës, historian Oliver Schmitt i ka dedikuar librin, duke riaktivizuar edhe çmimin publicistik me emrin e Klosit.

Përkthyer nga Anila Shuka, në parathënien e librit, Oliver Jens Schmitt shkruan mes të tjerash: “Jam i bindur se në një vështrim retrospektiv pas disa dekadave, Ardian Klosi do të renditet krah emrash si Frashëri ose Faik Konica, si një prej zërave të paktë autentikë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj në kapërcyell të shekullit XX. Ardian, miqtë e tu nuk të harrojnë. Dhe le të jetë ky libër një shembull në këtë drejtim”. Botimi përfshin artikuj e shkrime, që i kanë kushtuar atij 16 nga miqtë e tij, njerëz të letrave, gazetarë dhe poetë, albanologë me të cilët ai bashkëpunonte. Ato janë në fakt pjesë studimesh që këta bashkëpunëtorë bëjnë në kujtim të tij. Me promovimin e librit, do të ketë lexime nga vepra origjinale e Klosit dhe përkthimet, si edhe muzikë nga Vikena Kamenica. Kjo atmosferë do të kalojë së paku në kujtim të mikut të tyre pa hipokrizinë politike, në të kundërtën imazhi mbetet një “llastim” interesash.

Mapo

Next Post

Tiranë, në pranga 3 persona, shisnin drogë pranë shkollës së mesme "Asim Vokshi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In