• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantohet Kadastra dixhitale, Rama: Një familje humbi pronën për shkak të vrimës në hartë

by Java News
22/02/2017 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është prezantuar sot projekti i Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike, Kadastra Unike Multifunksionale, e cila do të shërbejë si bazë infrastrukturore për zgjidhjen e problemeve lidhur me pronësisë.

Kadastra e dixhitalizuar do të përmbajë të gjithë informacionin ligjor dhe gjeofizik lidhur me pronat.  Objektivi kryesor i këtij projekti është shmangia e mbivendosjes së titujve pronësorë.

I pranishëm në ceremoninë e nëshkrimit të marrëveshjes me Japoninë për kadastrën dixhiale ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë tha se kadastra dixhitale është një hap i rëndësishëm në rrugën e të bërit shtet. Duke e cilësuar projektin si fantastik, Rama tha se Kadastra dixhitale i jep fund konflikteve dhe ngatërresavëe për çështjen e pronave.

Është një projekt që nuk e teproj aspak të them fantastik, sepse është një projekt që na jep mundësinë të vendosim një kufi ndarës në çerek shekulli ngatërresa dhe konflikte në gjithë fushën e të drejtave të pronës që kanë ardhur edhe si rezultat i mungesës së informacionit të besueshëm. Më lejoni të sjell dëshminë e një familjeje e cila e humbi pronën në gjyq për shkak se harta ku gjendej prona e kësaj familje, ishte me vrimë.

Bëhet fjalë për harta të letër të stërpalosura, që nga gjithë ky përdorim i gjatë kanë vrimë dhe prona e asaj familje humbi në një nga këto vrima. Në vendimin e gjykatës thuhet se nuk mund të vendoset për pronën në fjalë sepse ajo ndodhet në vrimën e hartës.

Skanimi i plotë i të gjithë elementëve në këtë territor dhe që përfshihet në inventarin dixhital ku çdo gjë do jetë në vendin e vet, dhe të gjithë që nga një familje tek një kompani, tek një njësi vendore, tek një agjenci shtetërore të mund të gjehet ajo që kërkohet për plotësimin e nevojave të tyre. Do ishte mirë që ky proces të fillonte më parë, se kështu do ishin ndalur konflikte e dëme pa fund që i janë shkaktuar individëve apo shtetit. Në këtë kadastër do të përfshihen rrugët, infrastruktura nëntokësore, qëndrat e kulturës.

Do të na kthejë apo të na bëjë një popull që jetojmë në një shtet, se nëse shteti s’ka inventar se sa njerëz jetojnë në territorin e vet, apo numrin e pronave, apo pasuritë natyrore, atëherë vetëm shtet s’mund të quhet. Të thuash që ke shtet kur s’ke inventar, është si të thuash kam një shtëpi por s’ke asnjë informacion se ku gjendet, si gjendet. Është hap kolosal në rrugën për të bërë shtet.

Nuk është komponenti i parasë, por i dijes. Japonia është një nga shembujt më spektakolarë për faktin se ç’mund të bëjë një popull i ditur në një territor ku nuk ka pasur natyrën krah vetes. Nëse jemi të pasur në mendje si japonezët, çdo gjë është e mundur dhe çdo gjë mund të kemi.

Nuk duhet të shkatërrojmë të gjitha pasuritë që na ka dhënë Zoti apo natyra vetëm se s’kemi mendje. Mund të kesh, dhe s’ke se s’di. Mund të mos kesh, dhe ke se di. Këtë na mëson Japonia…

Më lejoni të sjell dëshminë e një familjeje e cila e humbi pronën në gjyq për shkak se harta ku gjendej prona e kësaj familje, ishte me vrimë.

Bëhet fjalë për harta të letër të stër palosura, që nga gjithë ky përdorim i gjatë kanë vrimë dhe prona e asaj familje humbi në një nga këto vrima. Në vendimin e gjykatës thuhet se nuk mund të vendoset për pronën në fjalë sepse ajo ndodhet në vrimën e hartës”, tha Rama.

./report tv/a.k

Next Post
Rrëfimi i shqiptares: Burri më kërkon të gjej dashnor…motivi që befasoi 32-vjeçaren

Rrëfimi i shqiptares: Burri më kërkon të gjej dashnor...motivi që befasoi 32-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, tre pjesëtarë të një familje përfundojnë në spital

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, tre pjesëtarë të një familje përfundojnë në spital

March 28, 2026
Ora e Tokës 2026/ Bota fik dritat për planetin, ministri Jaupaj: Angazhim i përbashkët për të ardhmen

Ora e Tokës 2026/ Bota fik dritat për planetin, ministri Jaupaj: Angazhim i përbashkët për të ardhmen

March 28, 2026
“Po rrezikon paqen në Ballkan”, ligjvënësit amerikanë kërkojnë rikthimin e sanksioneve ndaj Milorad Dodik

“Po rrezikon paqen në Ballkan”, ligjvënësit amerikanë kërkojnë rikthimin e sanksioneve ndaj Milorad Dodik

March 28, 2026
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ka ndikuar lufta! Po përgatitemi që të fusim risi me kapacitete teknologjike në treg

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ka ndikuar lufta! Po përgatitemi që të fusim risi me kapacitete teknologjike në treg

March 28, 2026
Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje! Zë vendin e 22-të në rang global

Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje! Zë vendin e 22-të në rang global

March 28, 2026
Rama ultimatum kryebashkiakëve: Nëse doni të rikandidoni, sillni në tryezë 10 kontrata për Paketën e Maleve

Rama ultimatum kryebashkiakëve: Nëse doni të rikandidoni, sillni në tryezë 10 kontrata për Paketën e Maleve

March 28, 2026
Shpërthejnë debatet për ekspozitën, pasaktësi të mëdha për masakrat në Kosovë

Shpërthejnë debatet për ekspozitën, pasaktësi të mëdha për masakrat në Kosovë

March 28, 2026
Trafikonin emigrantë me kamionë drejt Anglisë për 11 mijë paund, dënohen tre shqiptarët (EMRAT)

Trafikonin emigrantë me kamionë drejt Anglisë për 11 mijë paund, dënohen tre shqiptarët (EMRAT)

March 28, 2026
Asambleja e PS në Njësinë nr.2 në Tiranë, i pranishëm edhe Rama. Manastirliu: Kryeqyteti ndahet në 34 zona

Asambleja e PS në Njësinë nr.2 në Tiranë, i pranishëm edhe Rama. Manastirliu: Kryeqyteti ndahet në 34 zona

March 28, 2026
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat

“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In