Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të martë (17 shkurt) Drejtorin e ri të AKSHI-t, Igli Tafa.
Fjalën e nisjes e mbajti Ministrja Delina Ibrahimaj e cila deklaroi se arritjet e AKSHIT janë krenari jo vetëm për qeverinë shqiptare, por për të gjihë vendin.
Ajo shtoi se, janë të pakta vendet në botë të cilat kanë arritur nivelin e zhvillimit teknologjik dhe ofrojnë shërbime në nivelin që ka arritur Shqipërisë.
Ajo deklaroi se Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të qeverisjes elektronike në shërbimet publike.
“Arritjet e AKSHI, janë krenari për ne si qeveri dhe për ne si Shqipëri. Shumë pak vende në botë kanë arritur në nivel të zhvillimit teknologjik, ofrimit të shërbimeve atë që ne kemi arritur. Shtylla kryesore e qeverisjes moderne, jeni ju.
Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të qeverisjes elektronike në shërbimet publike dhe më vjen mirë që ritmet janë të larta, puna vazhdon pasi objektivat për 2026 janë po aq të larta.
Po punoni intensivisht për e-Albania 2.0, e cila do jetë tjetër inovacion për ofrimin e shërbimeve, do ketë shërbime proaktive, u shërbejnë real live events, do shtrihet në të gjithë pushtetin vendor”, deklaroi Ibrahimaj.











