• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantohet drafti i Planit Kombëtar të Veprimit për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit

by A R
04/04/2025 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë organizoi takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave”, ku morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, ministra, deputetë, përfaqësues nga institucionet shtetërore, agjencitë ligjzbatuese, shoqëria civile, ekspertë të atashuar pranë Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit. Takimi përmbylli fazën e dytë të punës së Komisionit të Posaçëm, gjatë të cilit u prezantua draft- Plani Kombëtar i Veprimit të hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë (GENL), vendas e ndërkombëtarë dhe Sekretariati Teknik pranë tij.

Në ceremoninë e hapjes përshëndetën Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, Kryeministri Edi Rama, Bjorn Berge, Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Aidan Eyakuze, Drejtor Ekzekutiv i Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) dhe Kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj.

Më pas aktiviteti vijoi me tre panele diskutimi, ku u bë prezantimi i metodologjisë, gjetjeve dhe masave kryesore të parashikuara në draftin e Planit Kombëtar të Veprimit sipas të tre shtyllave objekt pune i Komisionit të Posaçëm: Mirëqeverisjes, Antikorrupsionit dhe Sundimit të Ligjit.

Mirëqeverisja

Paneli i parë për Shtyllën e Mirëqeverisjes u moderua nga znj.Milva Ekonomi, anëtare e Komisionit të Posaçëm, e cila vlerësoi punën e bërë nga ekspertët e GNEL dhe ata ndërkombëtarë për gjetjen e mekanizmave për integrimin e parimeve të OGP të transparencës, llogaridhënies, integritetit, rritjen e transparencës dhe angazhimit qytetar në proceset parlamentare.

Prezantimi i metodologjisë, gjetjeve dhe masave kryesore të draftit të Planit Kombëtar të Veprimit për shtyllën e Mirëqeverisjes u bënë nga ekspertët: Prof. Dr. Migena Leskoviku, Prof. Asoc. Dr. Olta Milova dhe z. Geron Kamberi, të cilët paraqitën rekomandime konkrete lidhur me përmirësimin e kuadrit rregullator dhe legjislativ për: transparencën në administratën publike, integritetin dhe etikën në administratën publike, rritjen e llogaridhënies së institucioneve të pushtetit qëndror dhe vendor, ofrimin e shërbimeve të digjitalizuara, rritjen e efektivitetit dhe transparencës në menaxhimin e financave publike, qeverisjen e qapur ku të mund të përfshihen më shumë elemente të mbikëqyrjes publike dhe llogaridhënies.

Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, vlerësoi rëndësinë e rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së pushtetit lokal, forcimin e kapaciteteve institucionale në të gjitha nivelet me fokus te meritokracia dhe profesionalizmi, rritjen cilësisë së shërbimeve për qytetarëve, etj.

Më pas u vijua me prezantimin e gjetjeve të ekspertëve ndërkombëtarë dhe të diasporës lidhur me shtyllën e Mirëqeverisjes. Znj. Sandra Pernar, Koordinatore e OGP për Europën dhe Prof. Francesco Tuçari nga Universiteti i Salentos dhe znj. Sabire Lici eksperte nga diaspora, të cilat vlerësuan masat e propozuara për rritjen e transparencës dhe angazhimit qytetar në proceset parlamentare.

Takimi vijoi me diskutime dhe sugjerime të të ftuarëve lidhur me masat e propozuara për shtyllën e Mirëqeverisjes.

Antikorrupsioni

Paneli i dytë për Shtyllën e Antikorrupsionit u moderua nga Etilda Gjonaj, anëtare e Komisionit të Posaçëm, e cila parashtroi punën e bërë për procesin dhe konsultimin e gjatë me ekspertët ndërkombëtarë, si dhe theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së një reforme të rëndësishme për luftën kundër korrupsionit, konsolidimin e shtetit të së drejtës, çka janë thelbësore për procesin e integrimit të vendit.

Prezantimi i metodologjisë, gjetjeve dhe masave kryesore të draftit të Planit Kombëtar të Veprimit për shtyllën e Antikorrupsionit u bënë nga: Prof. Asoc. Dr. Jonida Rystemaj, Prof. Asoc. Dr. Jonida Rystemaj, Dr. Ardita Seknaj, Dr. Ardita Seknaj, Prof. Asoc. Dr. Ledjon Shahini. Grupi i ekspertëve bëri një prezantim të disa problematikave kryesore të identifikuara në sektorët që mbartin risk të lartë korrupsioni, si: pronat, prokurimet publike, shëndetësia, arsimi, doganat dhe tatimet, si dhe paraqitën propozime konkrete për të adresuar këto sfida, ku ndër të tjera u kërkua ndërhyrje për qartësimin dhe forcimin e sistemit të gjurmimit elektronik, përshpejtimin e procesit të digjitalizimit të të dhënave kadastrale, përmirësime të mëtejshme në kuadrin ligjor për prokurimet publike, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e profesionalizmit të strukturave përgjegjëse, avancimi i procesit të digjitalizimit dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për tatimet dhe doganat, identifikimin dhe konfiskimin efektiv të aseteve të dyshimta, krijimin e Zyrës për Rikuperimin e Aseteve, zbatimi i ligjit Antimafia në fushën e taksave dhe tatimeve, përfshirjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile në proceset e vendimmarrjes dhe monitorimit të financave publike, integrimin në kurrikulat arsimore të edukimit kundër korrupsionit, etj.

Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, e pranishme në panel vlerësoi punën e bërë nga të gjithë aktorët e përfshirë në hartimin e Planit të Veprimit, theksoi rëndësinë e qasjes proaktive dhe kontributit real në ndërtimin e një dokumenti që mbështet objektivin për integrimin e Shqipërisë, si dhe nënvizoi nevojën e ndërveprimit për të mundësuar që mekanizmat e mirëqeverisjes dhe të gjitha hallkat e luftës kundër korrupsionit të funksionojnë me efikasitet dhe të kontribuojnë realisht në ecurinë e negociatave me BE.

Takimi u përshëndet nga znj. Hanne Juncher, Drejtore për Sigurinë, Integritetin dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës dhe Dr. Robert Šumi, Kryetar i Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Slloveni, të cilët vlerësuan hapat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, çka u konfirmua dhe në vendimmarrjen e GRECO-s, por dhe masat e ndërmarra në draftin e planit të veprimit.

Më tej u vijua me prezantimin nga ekspertët ndërkombëtarë dhe të diasporës: znj. Laura Stefan, eksperte e Këshillit të Europës, Dr. Anna Corrado, gjyqtare administrative në Itali, Prof. Michele Giuranno, Prof. nga Universiteti i Salentos dhe Dr. Zamira Xhaferri, pedagoge pranë Universitetit të Amsterdamit, të cilët vlerësuan analizën kapilare të bërë nga ekspertët, ndanë eksperiencën e vendeve të tyre, si dhe paraqitën sugjerimet e tyre lidhur me përballimin e sfidave që lidhen me edukimin e shoqërisë, sektorin privat, luftën e formave të ndryshme të korrupsionit, etj.

Takimi vijoi me diskutime dhe sugjerime të të ftuarve lidhur me masat e propozuara në Planin e Veprimit.

Sundimi i ligjit

Paneli i tretë për Shtyllën e Sundimit të ligjit u moderua nga z.Toni Gogu, anëtar i Komisionit të Posaçëm, i cili vlerësoi punën profesionale të bërë nga ekspertët e GENL.

Prezantimi i metodologjisë, gjetjeve dhe masave kryesore të draftit të Planit Kombëtar të Veprimit të shtyllës së Sundimit të Ligjit u bënë nga: Prof. Asoc. Dr. Nadia Rusi dhe z. Gledis Gjipali, të cilët paraqitën gjetjen dhe sugjerimet e bëra nga ekspertët lidhur me përmirësimin e funksioneve të Kuvendit, transparencës, llogaridhënies dhe efektivitetit të tij, garantimit të të drejtave të njeriut, si dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në Shqipëri. Disa nga sugjerimet e ekspertëve për adresimin e sfidave ishin: përmirësimi i kontrollit të lobimit, duke rritur eficiencën e transparencën, si dhe marrja e masave për të shmangur korrupsionin legjislativ; kalimi në një sistem plotësisht të integruar e-Legjislacioni, rregullime për ushtrimin e të drejtës për peticionin, forcimin e mekanizmave për konsultimin publik të projektligjeve, rritjen e përfshirjes efektive të shoqërisë civile në procesin legjislativ, përmirësimin e mekanizmave të kontrollit të zbatimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së ligjvënies, përmirësimin e rolit mbikëqyrës, koordinues dhe monitorues të Kuvendit, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve,etj.

Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe Kryenegociatore në Shqipëri u ndal në disa elementë kyçe të lidhura me rolin e Kuvendit në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe udhëheqjen e procesit integrues të vendit.

Takimi vijoi me prezantimin nga Prof. James A. Lofton, pedagog në Universiteti “Ëashington and Lee”, SHBA dhe Dr. Klodian Rado, pedagog në Universitetin “York”, Kanada, të cilët bënë një përmbledhje të gjetjeve dhe rekomandimeve lidhur me draftin e Planit Kombëtar të Veprimit lidhur me shtyllën e Sundimit të Ligjit duke u fokusuar në garantimin e ndarjeve të pushteteve, pavarësinë e institucioneve të pavarura, rolin e Kuvendit në përmirësimin e sistemit të drejtësisë, etj.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 5 Prill 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In