• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantohen 7 kandidaturat për primaret e PD në Tiranë, Bogdani e Alimehmeti paraqesin premtimet

by Java News
20/11/2022 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme janë prezantuar 7 kandidaturat e ‘Rithemelimit’ në primaret për bashkinë e Tiranës. Takimi i parë është zhvilluar me banorët e njësisë numër 7 në kryeqytet, para së cilëve, kandidatët kanë shpalosur idetë e tyre për Tiranën nëse do të zgjidhen për të kandiduar përballë Erion Veliajt.

Ish-deputeti i PD-së, Gert Bogdani tha se nëse do të zgjidhej në krye të bashkisë së Tiranës do të shtonte hapësirat e gjelbra në kryeqytet dhe do të kujdesej për eleminimin e trafikut në rrugë ku kishte qarkullim të madh të automjeteve.

Fusha e Aviacionit në njësinë 7, nuk ka një pemë të bëjë hije, një fije bari ku të shkelin kalamajtë. Ajo do jetë një ndër parqet më të gjelbra të Tiranës. Ka hapësirë për qendra rinore, të rinjtë rrijnë kafeve dhe largohen sepse nuk kanë asnjë lloj mundësie tjetër.

Tregu çam në njësinë 10 mund të jetë dhe do jetë një ndër atraksionet turistike të Tiranës. Kështu si është sot, është zallamahi. Trafiku që duket i pashrueshëm në Tiranë mund të zgjidhet. Për shembull, rruga ‘Nuredin Lllagami’ që lidh rrugën e Kavajës me rrugën e Selitës ku gjithmonë ka trafik të rënduar. Është një rrugë që mund të kishte tre ose katër korsi sepse askush nuk e ka vrarë mendjen nëse këta njerëz harxhojnë kohë dhe karburant në trafik.

Këto primare janë për 14 majin. Kur të votoni në 4 dhjetor duhet të mendoni për 14 majin, cili është kandidati që e mund Erion Veliajn që e njeh bazën e strukturës së PD dhe që tërheq qytetarët përtej elektoratit tonë në Tiranë”- u shpreh Bogdani ndër të tjera.

Ndërsa mjeku Ilir Alimehmeti tha ndërsa bëri prezantimin e tij para të pranishmëve, tha se në betejën për të fituar bashkinë e Tiranës nevojiteshin krah tyre edhe qytetarët me bindje të majta.

“Unë vij nga një familje tradicionale e djathtë, pjesëmarrëse aktive e fushatave. Kanë qenë pranë PD-së në çdo hap. Unë afdrohem sërish në një moment të vështirë tonin, ku kemi përballë një regjim që ka gjithçka. Ne me vlera, me punë dhe me dije mund t’u dalim përballë, sepse ata nuk i kanë këto.

Na duhet një antitezë totale dhe duhet të jemi bashkë. Edhe ca të majtë do i bëjmë me vete, e njohim ne Tiranën. Të shkojmë të qetë, pa pasur asnjë konflikt interesi”-tha Alimehmeti.

Kandidatët në primaret e ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Tiranës janë:

Adriana Kalaja

Belind Këlliçi

Enkelejda Fejzo

Fatmir Merkoçi

Gerti Bogdani

Ilir Alimehmeti

Julian Deda

/s.f

Next Post
Fqinji i 89-vjeçarit të dhunuar për vdekje: Mbante një kasafortë të kohës së Enverit, menduan se mos kishte para

Fqinji i 89-vjeçarit të dhunuar për vdekje: Mbante një kasafortë të kohës së Enverit, menduan se mos kishte para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In