Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për situatën aktuale politike, u shpreh se Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk kanë faj për listat që kishin përgatitur.
Duka tha se ka këmbëngulur gjithmonë për listat e hapura, pasi është sistemi më i mirë që ekziston. Ai shtoi se askujt nuk i ka shkuar ndërmend se i 19-i në listën e Durrësit do të bëhej deputet, e se ata sot janë në parlamentin e Shqipërisë.
Agron Gjekmarkaj: Edi Rama ka frikë nga opozita e bashkuar. Rama po tenton që të vendosë opozitën p-ara një rebusi shumë të madh.
Fatmir Mediu: Rama po vazhdon të tallet me shqiptarët, me ndërkombëtarët, me të gjithë.Agron Gjekmarkaj: Opozitës i duhet normalitet, i duhet kohë që të marrë veten.
Skënder Minxhozi: Ata deputetë janë futur në listë nga liderët e opozitës. Opozita e madhe të kontaktojë të voglën…
Fatmir Mediu: Vetëm disa janë nga lista e PD, por të tjerët janë për shkak të veprimit të paligjshëm të Edi Ramës.
Agron Duka: Këta që janë sot në parlament ishin në vend të fundit prsh në listë e ata normalisht nuk do ishin ajka, nuk do ishin akademikë. Askush nuk e mendonte se i 19-i në listë në Durrës do bëhej deputet.
Është faji i sistemit, prandaj kemi thënë që të ndryshohet. Influenca e Bashës tek kjo opozitë është nul. Secili ka parë të ardhmen e vet politike. U mora me Roshin që të flas për të gjithë këta.
Ju llapni kot ,se te keqen ja bete vetes duke dale jashte sistemi,me qellimin per te rrezuar Ramen.Gon Duka mire do ishte te mos largohej nga PS ,e cila e vleresoi me detyra te larta shteterore,por megjithate ishte zgjedhja e tij. e tij . Lista te hapura dhe komisione zgjedhore te depolitizusra do ishin zgjidhja me e mire.Mediy flet kot per qeveri tranzitore ,se kur ka qene ne pyshtet me PD kurte nuk e kane zbatuar vet.Nuk mundet ne demokraci nje pakice e demshme te imponoj mazhorancen.