• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pretenca e dobët për 3 të akuzuarit për vrasje, LLalla rikthen në detyrë 2 prokurorët

by A R
07/04/2017 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka rikthyer në detyrë prokurorët Artur Selmani dhe Alma Muçën, të pezulluar prej tij pas skandalit të dhënies së pretencës shumë të dobët në Gjykatën e Lartë, për tre persona të akuzuar për vrasje. Llalla ka urdhëruar rikthimin në detyre të Artur Selmanit, të cilin e ka komanduar nga Prokuroria e Përgjithshme, në prokurorinë e shkallës së Parë Shkodër. Ky emërim është me ulje ose një “internim” për prokurorin Selmani. Ndërkohë me firmën e Llallës është rikthyer si prokurore e thjeshtë dhe jo drejtore, Alma Muça. Kjo pasi drejtorinë që ajo drejtonte tashmë e ka zënë, prokurori Adnand Xholi.Burimet thanë se hetimet për korrupsion ndaj dy prokurorëve Selmani dhe Muça, vijojnë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pezullimi se ndryshuan akuzat
Në 23 shkurt 2017 dy prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme Alma Muça dhe Artur Selmani janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se në kundërshtim me detyrën e tyre ose veprimeve korruptive, kanë bërë kualifikim të gabuar të akuzave për tre persona, të akuzuar nga prokuroria e Vlorës si autorë të masakrës në lagjen “Çole” në Vlorë. Vendimi për pezullimin e dy prokurorëve është marrë në 23 shkurt, vetëm tre orë para dhënies së vendimit në Gjykatën e Lartë, aty ku prokurori Artur Selmani, kishte kërkuar në pretencën e tij, se të pandehurit Aleksandër Llanaj, duhej ti hiqej dënimi me 35 vite burg, dhe dënimin e tij me 4 vjet heqje lirie për akuzën e vrasjes nga pakujdesia të shtetasit Albi Lamaj. Po kështu prokurori Selmani, kërkoi pushimin e akuzave për dy të pandehurit e tjerë të kësaj dosje Ani Begaj dhe Bertil Alliaj. Sipas Selmanit akuzat për vrasje me dashje, në dëm të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj duhet të pushoheshin, duke lënë në fuqi vetëm fajësinë dhe dënimet përkatëse të tyre për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.Kjo pretencë është pritur me shumë optimizëm nga familjarët e të pandehurve, ndërsa të afërmit e viktimave i ka shkruar presidentit Nishani, se pas pretencës që kishte kërkuar prokurori, djemtë e tyrë ndiheshin të vrarë për herë të dytë. Pasi nëse Gjykata e Lartë do të pranonte këtë pretencë, atëherë shumë shpejt njëri nga autorët, pasi dy janë në kërkim, do të lirohej menjëherë nga burgu. Letra është administruar nga Presidenti dhe më pas, me përmbajtjes e saj është njohur dhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Takimi mes 4 prokurorëve
Vetëm një ditë para dhënies së vendimit, kryeprokurori Llalla ka urdhëruar një takim ballafaqimi mes Alma Muçës, Drejtore për Çështjet Gjyqësore, Artur Selmanit dhe kryeprokurorit të Vlorës Ramadan Troci. Llalla ka kërkuar llogari dhe argument se pse ishte kërkuar pushimi i akuzave për vrasje në këtë çështje, por nga ana tjetër prokurori Selmani, ka pohuar se kjo ishte bërë pas një diskutimi të gjatë mes tij dhe drejtores Alma Muça. Ata së bashku kishin dalë në konkluzjonin se në provat që ishin administruar skishte fakte për të kërkuar dënime kapitale për tre persona. Nisur nga kjo situatë, sipas tij ai kishte kërkuar ndryshimin e veprës penale. Nga ana tjetër, prokurori Ramadan Troci i pranishëm në këtë mbledhje, mësohet se ka treguar të gjithë procedurën e hetimit fillestar të kësaj dosje dhe aq më tepër, dhe presionin e ushtruar nga familjarët e të dyja palëve të përfshira në këtë konflikt. Pas këtij takimi prokurori Selmani është urdhëruar të mos e ndjekë seancën për dhënien e vendimit nga Gjykata e Lartë në datën 23 shtator, pasi ai ishte zëvendësuar me prokurorin Adnand Xholi.

Vendimi për pezullimin
Vetëm tre orë para dhëniës së vednimit nga Gjykata e Lartë, paraditen e djeshme kryeprokurori Llalla ka kërkuar një tjetër mbledhje me të gjithë trupën e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme. Në këtë mbledhje, Llalla njoftoi se prokuroria ka nisur një proçedim penal për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të prokurorit ose gjyqtarit”. Për pasojë dhe për të mos ndikuar në asnjë moment në këto hetime, ai i komunikoi prokurores Alma Muça dhe Artur Selmanit, pezullimin nga detyra, deri në sqarimin e plotë të pozicionit të tyre në këtë çështje.Hetimet tashmë kanë nisur nga njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës dhe se pritet që këto hetime të transferohen në një prokuri tjetër, për shkak të konfliktit të interesit.Nga dje, Bramo dhe Selmani kanë bërë dorrëzimin e dosjeve të tyre. Sipas ligjit të ri, çdo prokuror në Shqipëri është I pavarur në vendimarjen që merr dhe se nuk mund të ndërhyjë në këtë vendimarje një prokuror më lart tij. Por në këtë rast, një vendimarje e tillë nuk ka pasur asnjë vlerë, pasi ka qënë kryeprokurori Llalla ai që ka kthyer gjithçka.

Gjykata e Lartë le në fuqi dënimet
Ka qënë ora 12:00 kur kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Vlorë, që dënonte tre të pandehurit Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Alliaj me 35 vite burg. Para dhënies së vendimit, ka qënë prokurori Adnand Xholi që ka kërkuar paraqitjen e konkluzjoneve të tjera, ndryeshe nga seç kishte kërkuar Artur Selmani, por kjo kërkesë është rrëzuar. Gjykata ka vendosur ti shpallë fajtorë tre të pandehurit dhe të mbyllë përfundimisht njerë e mirë këtë çështje. Momentalisht në qeli ndodhet vetëm një nga të pandehurit, ndërkohë që dy të tjerë janë në kërkim./Shqiptarja

Next Post
Si sot, më 7 Prill, u pushtua Shqipëria dhe vdiq El Greko dhe Ford

Si sot, më 7 Prill, u pushtua Shqipëria dhe vdiq El Greko dhe Ford

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com