• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pretekst i ri për tensione/ Komuna e Mitrovicës së Veriut kërkon ‘lirimin’ e objektit të saj nga institucionet e Serbisë: Disa punime…!

by Java News
22/08/2023 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet e Mitrovicës së Veriut kanë kërkuar “lirimin” e objektit komunal, që gjendet në Lagjen e Boshnjakëve e që aktualisht shfrytëzohet nga institucionet e Serbisë.

Si shkak për këtë vendim përmenden “disa punime të parashikuara që komuna do t’i kryejë në objekte të caktuara komunale”.

“Ne, si Komunë e Mitrovicës së Veriut, kemi shprehur gatishmërinë që çdo institucioni që ofron shërbime në interes të qytetarëve të Kosovës, t’i ofrojmë mbështetje dhe hapësirë pune”, thuhet në deklaratën që komuna i dha Radios Evropa e Lirë.

Paraprakisht, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – tha se udhëheqja lokale në Mitrovicën e Veriut ka marrë vendim që për tri ditë t’i “largojë” punonjësit e institucioneve serbe nga ndërtesa në Lagjen e Boshnjakëve.

Sipas Listës Serbe, në këtë objekt janë të vendosura katër institucione, të cilat financohen me mjete të Qeverisë së Serbisë: Zyra për Kosovën, Drejtoria e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria.

Shumica e institucioneve të Serbisë që funksionojnë në Kosovë drejtohen nga zyrtarë të Listës Serbe.

Për shembull, drejtor i Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor në Mitrovicën e Veriut është Millan Radojeviq.

Ai, më herët, ka qenë kryetar i Mitrovicës së Veriut [komunës së Kosovës], por edhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.Kryetar i Qarkut Administrativ të Mitrovicës së Kosovës është Vuçina Jankoviq, po ashtu nga Lista Serbe. Ai, më herët, ka qenë kryetar i Komunës së Zveçanit – sipas sistemit të Kosovës.

Në një komunikatë dërguar mediave, Lista Serbe tha se “kryetarët jolegjitimë” – siç u referohet ajo kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri – kanë shkuar “një hap më tej” dhe “duan të na i marrin edhe hapësirat”.

Në anën tjetër, nga komuna e Mitrovicës së Veriut thanë se zyrtarët e tyre i ka pritur nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili u ka thënë se “nuk ka asnjë dokument për objektin” dhe se “nuk e di se në pronësinë e kujt është”.

Reagon Beogradi

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se vendimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut “kërcënon ekzistencën dhe të drejtën për punë për rreth 40 punëtorë që punojnë në këtë objekt dhe ofrojnë shërbime si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët, boshnjakët, goranët dhe romët”.

“Institucionet e vendosura në këtë ndërtesë, si Fondi Pio, ofrojnë shërbime në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor për dhjetëra mijëra përdorues të të gjitha nacionaliteteve, ndërsa nga puna e Qendrës për Punë Sociale varen rreth 120 familje”, thuhet në reagim.

Aty, po ashtu, theksohet se këto “lëvizje të njëanshme dhe të paligjshme” mund “t’i rrisin tensionet dhe të shkaktojnë krizë në terren”.

Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryetarët shqiptarë kanë marrë pushtetin në fund të majit, ndërsa në ndërtesat komunale kanë hyrë me ndihmën e policisë.

Ata i ka kundërshtuar ashpër popullata lokale serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit, nga të cilat kanë dalë ata kryetarë.

Banorët lokalë ka gati tre muaj që protestojnë para objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, duke kërkuar nga Policia e Kosovës që të tërhiqet dhe nga kryetarët shqiptarë që të mos dalin në punë.Në këto tri komuna, deri në fund të majit, kanë funksionuar edhe komunat sipas sistemit serb.

Vetëm në Mitrovicën e Veriut ekziston një ndërtesë e veçantë komunale që funksionon nën sistemin e Kosovës dhe atje nuk ka pasur protesta./rel

Next Post
Këshilla/ Ish-ambasadori i SHBA në Prishtinë: Kosova të integrojë serbët, për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin

Këshilla/ Ish-ambasadori i SHBA në Prishtinë: Kosova të integrojë serbët, për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In