• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Presim të marrim ftesën për grup-kapitullin e katërt”, Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së!

by B K
22/02/2025 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndodhet sot në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Në këtë konferencë, Spiropali mbajti një fjalim “Mbi sinergjinë midis politikës, moralit, drejtësisë dhe paqes”. Spiropali gjatë fjalës së saj theksoi se Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së.

“Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kemi hapur negociatat për dy grup-kapituj, grup-kapitulli 1 dhe 6, dhe sapo kemi marrë ftesën nga Presidenca Polake e Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave për kapitullin e dytë dhe të tretë, dhe presim të marrim shumë shpejt ftesën për grup-kapitullin e katërt.

Shqipëria është vendi kandidat që po ecën më shpejt dhe me më shumë vendosmëri drejt familjes europiane, duke mos pasur asnjë plan B për të ardhmen tonë, përveç perspektivës së anëtarësimit në këtë familje, me të cilën na lidhin rrënjët, identiteti, vlerat, vizioni dhe aspiratat popullore.

Përpjekjet për ndërtimin e një sistemi që ka në qendër parimet e demokracisë liberale po shkojnë paralel me kontributin tonë për lirinë, sigurinë dhe paqen. Ndër kontributet më të spikatura të Shqipërisë për sinergjinë mes moralit, politikës, të drejtës dhe paqes është investimi ynë për mbrojtjen e paqes dhe të sigurisë kudo në botë, por duke filluar më së pari nga Ballkani Perëndimor”, tha Spiropali.

Po ashtu ajo nënvizoi se Shqipëria ka marrë rolin e lidershipit në zhvillimet dhe integrimet rajonale si edhe rrugëtimin europian të vendeve të rajonit.

“Kontributi ynë është asimetrik me madhësinë e Shqipërisë, një vend relativisht i vogël për nga territori e popullsia, por protagoniste e spikatur për sigurinë dhe paqen. Si një vend anëtar i NATO-s prej vitit 2009, Shqipëria është një anëtare aktive dhe luajale e organizatës, nëpërmjet politikave të saj paqësore, por edhe nëpërmjet kontributit të vajzave e djemve të Shqipërisë në misionet paqeruajtëse në vende të ndryshme.

Shqipëria i ka shërbyer paqes me lidershipin e saj vizionar e të vendosur nëpërmjet Presidencës Shqiptare të OSBE-së gjatë vitit 2020. Të njëjtën gjë mund të them edhe për kontributin e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë viteve 2022-2023, sidomos për faktin që bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte bashkëpenëmbajtëse për mbështetjen ndaj Ukrainës”, shtoi Spiropali.

Spiropali theksoi se, demokracia është jo vetëm një sistem i pazëvendësueshëm, por edhe një mjet i pazëvendësueshëm për garantimin e drejtësisë, sigurisë dhe të paqes.

“Parlamentet dhe parlamentarët kanë imperativa dhe detyra jo thjesht individuale, kur bëjmë fjalë për sinergjinë midis politikës, moralit, drejtësisë dhe paqes. Ne mund t’i kontribuojmë demokracive tona jo vetëm duke denoncuar shkeljet e dukshme të standardeve apo rregullave demokratike, por duke mbrojtur dëmtimin e heshtur, të ngadaltë dhe të vijueshëm të vlerave demokratike.

Nga ky vizion duhet të orientohet edhe ndërveprimi dhe partneriteti midis parlamenteve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë në fuqizimin e kontrollit parlamentar. Korrelacioni funksional midis politikës, moralit, të drejtës dhe paqes po ndihmohet edhe nga një rrethanë jopolitike: Në Shqipëri, mes besimtarëve myslimanë, orthodhoksë, katolikë, bektashi, ungjillorë, por edhe besimeve të tjera e jo besimtarëve, kemi ndërtuar një bashkëjetesë vitale dhe një harmoni, e cila është një ndër thesaret më të çmuara të kombit shqiptar, theskoi ajo.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh se ,toleranca, bashkëjetesa, mirëkuptimi dhe harmonia fetare janë jo vetëm një pasuri e shqiptarëve që rrezaton në kulturën dhe qytetërimet botërore, por edhe një referencë e rëndësishme për jetën politike në Shqipëri.

“Gjatë tre dekadave të fundit, emigrantët shqiptarë të vendosur në vendet fqinje e mike, Greqi dhe Itali, në vende të tjera të Europës Perëndimore, Shtetet e Bashkuara, Kanada etj. kanë krijuar komunitete të diasporës së re, të cilat po kontribuojnë si burim zhvillimi për vendet pritëse, por edhe për Shqipërinë, dhe njëkohësisht si ura miqësie mes vendit të tyre dhe vendeve ku jetojnë. Mjaft prej tyre janë natyralizuar edhe si shtetas të vendeve ku jetojnë dhe kjo u jep mundësi të kontribuojnë, përveçse në zhvillimin ekonomik, edhe në sistemet politike të këtyre vendeve”, tha ajo teksa theksoi se ndryshimet e fundit në legjislacionin zgjedhor, të miratuara së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë, u krijojnë emigrantëve shqiptarë aksesin të votojnë në zgjedhjet parlamentare të majit të këtij viti nga vendet ku jetojnë.

Spiropali nënvizoi gjithashtu se, “Shqipëria është vendi në të cilin mbështetja popullore për anëtarësimin në Bashkimin Europian është masive, më e madhe se në çdo vend tjetër kandidat, dhe kjo përbën sa një frymëzim, aq edhe një detyrim për politikanët dhe parlamentarët shqiptarë”.

Next Post
“Lajmëtari i pavarësisë?”, Topi tregon çfarë i tha presidenti Bush për Kosovën kur erdhi në Tiranë

“Lajmëtari i pavarësisë?”, Topi tregon çfarë i tha presidenti Bush për Kosovën kur erdhi në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com