• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidentja që i shpalli luftë shtetit të vet

by Baton Haxhiu
05/08/2025 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Nëse Presidentja e Republikës së Kosovës do ta kishte lexuar Nenin 23 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese, ndoshta nuk do të kishte hyrë në njërën prej shfaqjeve më të rënda të padijes institucionale që një kryetare shteti mund t’ia bëjë vendit të vet.

Sepse Neni 23 e thotë qartë: Gjykata Kushtetuese do të vendosë për çështjet që i janë referuar në mënyrë të ligjshme nga palët e autorizuara, pavarësisht tërheqjes së tyre.

Pra, edhe sikur të tërhiqej, Gjykata ka të drejtë si dhe detyrim që të vazhdojë shqyrtimin. Tërheqja nuk ndalon procesin. Nuk e pezullon të drejtën e Gjykatës. Nuk e shfuqizon kërkesën. Nuk e përjashton gjyqtarin. Nuk i jep Presidentes kompetencën për të gjykuar legjitimitetin e gjykatësit që i bie rasti.

Por Presidentja zgjodhi të mos i përmbahet Kushtetutës. Zgjodhi të luajë një teatër në publik. Zgjodhi të viktimizohet në emër të një vendimi që as nuk i takon të komentojë dhe as të ndalojë. Dhe në vend që të heshtte për një proces të brendshëm kushtetues, zgjodhi të shpallë publikisht se nuk ka besim në Gjykatën e vet.

Sepse gjyqtari ishte serb.

Ka ngjarje që ndodhin vetëm në shtete të brishta dhe vetëm kur në krye të shtetit ndodhen njerëz që janë të gatshëm të luajnë gjithçka për vete.

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bëri një nga aktet më të rënda që mund të imagjinohet në një republikë parlamentare. Ajo tërhoqi kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese, me arsyetimin se gjyqtari raportues është Radomir Laban, një serb që, sipas saj dhe sipas shërbimeve të sigurisë, paraqet rrezik për rendin kushtetues.

Kjo nuk është vetëm tallje me drejtësinë kushtetuese. Është shpallje lufte ndaj shtetit të vet. Ndaj vetvetes. Çfarë marrie institucionale është kjo.

Në vend që të kërkojë shkarkimin e tij përmes procedurës që ia njeh vetë Kushtetuta, Presidentja vendos të sulmojë autoritetin e Gjykatës duke sugjeruar që një gjyqtar i saj është i rrezikshëm. Por jo në çdo rast. Vetëm kur shqyrton kërkesën e saj. Ky është standardi i një pushteti autoritar që nuk beson në institucione, por në rolin e vet të pakontestueshëm.

Nëse Radomir Laban ka qenë i rrezikshëm për rendin kushtetues, atëherë pse nuk është larguar më herët? Pse nuk është ngritur procedurë për shkarkim? Pse Presidentja nuk e ka ushtruar detyrën e saj kushtetuese? Pse vepron vetëm kur është fjala për kërkesat e saj?

Kjo sjellje nuk është vetëm arbitrare. Është shkatërruese për rendin juridik të vendit. Ajo e paraqet përkatësinë etnike si kriter të legjitimitetit juridik. Dhe në mënyrën më të papërgjegjshme, Presidentja u thotë të gjithëve si brenda dhe jashtë Kosovës se një serb nuk mund të jetë i besueshëm në një institucion kushtetues.

Çfarë do të ndodhë nesër nëse një shqiptar raportues gjyqësor vendos për një serb që ka bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese? A do të pranohet pretendimi i tij që shqiptari është i njëanshëm? A do të ketë simetri reagimi nga të njëjtët që sot heshtin?

Kjo nuk është më çështje e një vendimi formal. Kjo është një çështje që prek thelbin e bashkëjetesës institucionale në një vend të ndërtuar mbi besimin në funksionimin e drejtë të institucioneve. Dhe Presidentja, në vend që ta mbrojë këtë themele, i shkel me këmbë për ta mbrojtur veten nga një interpretim i mundshëm juridik që nuk i pëlqen.

Dëmi është kolosal. Institucionet serbe tashmë kanë në dorë një deklaratë që e bën Kosovën të duket si një vend që diskriminon një anëtar të gjykatës vetëm pse është serb, pa procedurë, pa proces, pa asnjë vendim ligjor. Dhe për këtë nuk është fajtor Radomir Laban. Fajtor është ai që bëri deklaratën. Fajtor është ai që e vendosi përkatësinë etnike mbi parimin e drejtësisë.

Asnjë qeveri serioze nuk e përballon një president që i bie murit të shtetit me kokë, vetëm sepse gjyqtari i çështjes së saj nuk i pëlqen.

Sot, vendi ka mbetur pa përgjigje: A është Radomir Laban rrezik kombëtar? Nëse po, pse ka qenë pjesë dhe pse është ende gjyqtar kushtetues? Nëse jo, pse e sulmon Presidentja në mënyrë të tillë?

Shteti ose funksionon mbi prova, ose mbi emocione. Dhe emocioni i sotëm i Presidentes është rreziku më i madh për rendin kushtetues që ka deklaruar se e mbron.

Në vend që ta forcojë shtetin përballë çdokujt që e cenon, ajo e dobëson shtetin për të mbrojtur veten nga një interpretim juridik që nuk e kontrollon dot.

Në vend që ta përdorë postin për të garantuar seriozitet institucional, ajo e përdor për të diskredituar seriozisht një nga institucionet më të rëndësishme që ka mbetur funksionale.

Ky është rrënimi më i qartë i parimit të barazisë para ligjit. Ky është përdorimi më vulgar i nacionalizmit për t’i shpëtuar një përballjeje juridike. Dhe për këtë, nuk mjafton asnjë shpjegim politik dhe asnjë ngushëllim publik. Sepse dëmi është tashmë institucional dhe ndërkombëtar.

Next Post
“Nuk kemi votuar për ChatGPT”, kryeministri suedez kritikohet pse përdor AI-n në punë

“Nuk kemi votuar për ChatGPT”, kryeministri suedez kritikohet pse përdor AI-n në punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In