• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidentja në largim e Kroacisë: Korrupsionin po e nxisim edhe me nxënësit, që i lejojmë të kopjojnë

by A R
14/01/2020 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke u tallur me dijen, e duke vlerësuar apo lejuar fëmijët të abuzojnë, kjo na bën të përgatitemi për një shoqëri të korruptuar.

Por nëse shkatërrojmë edhe universitetet, ka një shpjegim pse jemi shoqëi e kurriptuar dhe e pranojmë atë.

Sipas një ankete, 59 për qind e kroatëve besojnë se jeta e tyre e përditshme është e prekur nga efektet e korrupsionit, shkruan “The Guardian”.

Nëse Kroacia e ngre këtë problem, nuk kuptohet se përse në Shqipëri nuk gjenden shkaqet, në një kohë kur arsimi është kthyer “mall” dhe notat e diplomat kanë vite që kanë dalë në “pazar të hapur”.

Presidentja në largim e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka thënë se korrupsioni në shoqërinë kroate është i rrënjosur në shkolla, ku fëmijët që arrijnë të kopjojnë në teste cilësohen si “heronj”.

Gruaja me pozitën më të lartë në shtetin ballkanik, e cila do të largohet nga pozita zyrtare muajin e ardhshëm pas humbjes në zgjedhje, tha se rastet e korrupsionit mund të gjenden gjithandej në shoqërinë kroate, por ato fillojnë në bankat e shkollës.

“Ata që përgatiten për të kopjuar vlerësohen si heronj. Këtu fillon korrupsioni, te fëmijët. Ata kërkojnë mënyra se si të përballen me sistemin dhe nuk ka të bëjë vetëm me politikën. Është shumë më mirë sesa ka qenë, por nuk është vetëm politika”, tha Kitaroviç gjatë një konferencë.

Kroacia është vend i BE-së dhe ka bërë hapa shumë të rëndësishëm në betejë ndaj korupsionit në nivele të larta, megjithatë shqetësimin e ngrenë autoritetet më të lartë të këtij vendi

Muajin e kaluar, ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, pjesë e qeverisë së të cilit ishte edhe Grabar-Kitaroviq, në rolin e ministers, u dënua me gjashtë vjet burgim pasi u shpall fajtor për marrjen e 10 milionë eurove ryshfet në këmbim të dhënies së një pjese të madhe të aksioneve një kompanie të naftës brenda një kompanie tjetër të sapoprivatizuar.

Grabar-Kitaroviq tha se ajo nuk ka marrë pjesë në vendimet e mëdha gjatë pushtetit të Sanader-it dhe nuk ishte e informuar për rastin e korrupsionit të ish-kryeministrit.

/a.r

Next Post

Faqet e para të gazetave, e martë 14 janar 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In