Nga Brukseli, ku merr pjesë në samitin e NATO-s, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç është shprehur se kombëtarja e vendit të saj do të jetë fituese e në finalen e së dielës në Moskë.
“Ishte e mrekullueshme, sepse të gjithë aleatët ishin të gëzuar për të gjithë ne, kryesisht”,-shtoi ajo para se të jepte parashikimin e saj: “Ky do të jetë një samit i suksesshëm dhe ne do të fitojmë të dielën“-tha Grabar-Kitaroviç për “AP”.
Kroacia arriti për herë të parë në finalen e një turneu të madh futbollistik, pas fitores me 2-1 ndaj Anglisë në stadiumin “Luzhniki” të mërkurën. Në finalen e së dielës, Kroacia do të gjej përballë Francën e Didier Deschamps.
a.ç