Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas Shqipërisë këtë të mërkurë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Von der Leyen në këtë vizitë do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Agjenda e konfirmuar nga BE-ja:
E Mërkurë, 29 Shtator 2021
09.00 Takimi me Presidenten Vjosa Osmani
Vendmbajtja: Krahu i Presidentes, Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi para takimit)
10.00 Takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
Vendmbajtja: Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës)
11.00 Vizita në Kopshtin ‘Cicërimat’, konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Kurti.
g.kosovari