Përmes një postimi në “Twitter”, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Layen, ka zbuluar bisedën që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.
Von der Layen, shkruan se 651 mijë vaksinat e Pfizer që do i dhurohen rajonit tonë, do të shërbejnë për vaksinimin e punonjësve shëndetësorë dhe qytetarëve në nevojë.
“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan von der Layen.