• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidentja e Hungarisë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë, BE ka nevojë për ju

by Java News
01/06/2023 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë, zhvilloi sot një seancë të posaçme, ku mori pjesë presidentja e Hungarisë Katalin Novak. Në fjalën e saj përshëndetëse, Novak shprehu mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo tha se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishëm, pasi ato kanë rol në ruajtjen e sigurisë edhe të BE-së. Novak tha se jo vetëm Shqipëria ka nevojë për BE, por edhe BE për Shqipërinë.

Ajo u ndal sërish edhe tek situata në Kosovë, për të cilën thotë se është e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje për të ulur tensionet mes palëve. Novak u shpreh se është e rëndësishme që Ballkani të ketë stabilitet. Ndërsa sa i takon luftës në Ukrainë, presidentja hungareze tha se Rusia dhe Ukraina duhet të ulen në tavolinën e diskutimeve.

“Ndihem e nderuar që si presidente e kombit mund të jem në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Jo vetëm si grua mund të jem për herë të parë në pozitën e presidentes, po jam edhe si nëna  e tre fëmijëve. Për mua ky është profesioni që është më i rëndësishme në jetën time. I jam mirënjohës zotit që kam pasur mundësinë të sjell tre jetë. E rëndësishme Shqipëria, kemi një marrëdhënie historike të gjatë miqësore, jo vetëm liderët e dy kombeve, por edhe shqiptarët dhe hungarezët e mbështesin njëri tjetrin. Në Hungari mund të punoja 8 vjet për familjet hungareze, kjo është një fushë që edhe si presidente dua të punoj shumë. Kam qenë deputet në parlamentin e Hungarisë, prandaj mund të kuptoj bukurinë e punës tuaj, s’ka punë më të mirë se të jesh përfaqësues i votuesve.

Foks i bisedës, lufta në Ukrainë dhe pasojat, Ballkani dhe stabiliteti, rritja e vazhdueshme e presionit të emigrimit ilegal dhe sfidat demografike që do përballemi më fort se ndonjëherë në histori, së pesti fuqia politike botërore e europës është në pikëpyetje. Çdo luftë ka vetëm humbës, zgjidhja është vetëm më paqe. Të gjendet zgjidhja për armëpushim. Lufta shkakton shumë humbje jetës, përveç kësaj shohim inflacion, rritje të energjisë, pasojat ekonomike, frikën në sytë e njerëzve të Europës. Çdo njeri ka frikë se kjo luftë shkon deri në kobin e saj. E rëndësishme të gjejmë rrugën drejt paqes dhe palët të ulen në tavolinë dhe të bisedojnë.

Harrojmë sa e rëndësishme është që Ballkani të ketë paqe dhe siguri. Të shohim vetëm Kosovën dhe Bosnjën, shohim a e vështirë është situata, sa pak duhet për të rritur tensionin dhe të kalojë në nivel lufte. Në Kosovë kemi ushtarë hungarezë gjithashtu, mbi 400 ushtarë, nga ata 20 janë lënduar gjatë këtyre sulmeve të fundit, janë në spital.

Integrimi europian do na çojë drejt paqes stabilitetit në të gjithë Europën, paqja dhe siguria e Europës varet nga Ballkani. Kemi nevojë sa më shpejt për integrimin. Prandaj mbështesim integrimin e Shqipërisë dhe i japim ndihmë. Duam që ju, shqiptarët të iu përshëndesim si qytetar të BE. Jo vetëm ju keni nevojë për BE, por edhe ne dhe kombet e BE kanë nevojë për ju brenda BE”, tha Novak.

/s.f

Next Post
Bllokohen 3 peshkarexha me naftë kontrabandë në Durrës, dyshohet se vinte nga Libia

Bllokohen 3 peshkarexha me naftë kontrabandë në Durrës, dyshohet se vinte nga Libia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet droni për lokalizimin e dy barinjve në Fier

Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet droni për lokalizimin e dy barinjve në Fier

January 13, 2026
“Dua të shkoj pak në tualet”, kurthi që i bëri i burgosuri policit për t’u arratisur

“Dua të shkoj pak në tualet”, kurthi që i bëri i burgosuri policit për t’u arratisur

January 13, 2026
Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

January 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Të pafajshmit fëmijë!

January 13, 2026
Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

January 13, 2026
Apeli la në burg Veliajn, Haxhia: SPAK nuk solli asnjë provë të re! S’mund të izolohet njeriu më i votuar në vend

“Ndodhet jashtë, vetëm po të jetë i çmendur të vijë”, flet avokati i Ergys Agasit: Duan t’ja hedhin çelësat në det!

January 13, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

January 13, 2026
Qindra traktorë në rrugët e Parisit, në shenjë proteste kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Qindra traktorë në rrugët e Parisit, në shenjë proteste kundër marrëveshjes BE-Mercosur

January 13, 2026
Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

January 13, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda e acartë mes zjarreve, Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi fiksuar një datë, por e kemi prioritet

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In