• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidentja e Greqisë bëhet personi i tretë që bën vaksinën e Pfizer-BioNTech

by Ardit Rada
27/12/2020 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja greke Katerina Sakelaropoulou është personi i tretë në Greqi që vaksinohet kundër covid-19 në spitalin Evangjelismos të Athinës.

Pak më vonë në një spital tjetër të kryeqytetit grek ka kryer vaksinën edhe kryeministri Kyriakos Mitsitakis duke dhënë mesazhin e klasës politike të vendit për sensibilizimin edhe të atyre që ende janë të pavendosur të vaksinohen.

 “Besoj se sot të gjithë greket dhe grekët po buzëqeshim nën maskat tona, pasi filloi edhe në atdheun tonë detyra e vështirë e vaksinimit masiv të popullsisë greke me vaksinën kundër Covid 19.”

“Këtë Krishtlindje, shkenca na dha dhuratën më të madhe. Të gjithë studiuesit në të gjithë botën që punuan shumë ditë e natë duke u përpjekur të shpërndanin me kohë vaksinën për të luftuar pandeminë.”

Duke bërë shenjën e fitores drejt kamerave Efstathia Kambissiouli infermiere e repartit të terapisë intensive ka kryer e para vaksinën në Greqi duke hapur zyrtarisht operacioni kombëtar për vaksinimin e popullsisë me emrin e koduar “Liria” , ndërsa personi i dytë ka qenë 88 vjeçarit Michalis Giovanidis. Pas dy figurave më të larta politike të shtetit është vaksinuar kryespecialistit i komisionit të pandemisë,  SotirisTsiodras, kryetari i parlamentit Konstandinos Tasiulas , lideri i partisë opozitare Mera25 Janis Varufakis , shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe mitropoliti Nafpaktos që përfaqëson kryepeshkopin e Greqisë.

Gjate ditës së hënë vaksinohen kreu i partisë opozitare  Syriza Aleksis Tsipras dhe ministri i shëndetësisë Vasilis Kikilias , ndërsa po gjatë kësaj dite përveç se në Athinë, do vazhdojnë vaksinimet në spitalet e Selanikut, Larisës , Patrës dhe Janinës me 9700 dozat e para që kanë mbërritur. Gjatë kësaj jave priten edhe 83.850 doza të kompanisë Pfizer-BioNTech e cila do të sjellë sipas marrëveshjes  deri në fund të marsit 1.265.550 doza të tjera. Ndërkohë në janar do të merren edhe vaksina nga kompanitë e tjera Moderna dhe Astra Zeneca. Operacioni kombëtar i vaksinimit pritet të zgjasë 6 muaj dhe synon të vaksinohet rreth 70% e grekëve  në mënyrë që të arrihet imuniteti i popullatës./a.p

Next Post
Parashikimi i motit/ Zbresin temperaturat, në këto zona do rikthehen reshjet e dëborës

Shi dhe dëborë, ja si do të jetë moti më 31 dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In