• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidentin francez e quajti ‘vrasës’ të dialogut!

by Kimete Berisha
30/08/2023 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

Presidentja Osmani i tha Presidentit Macron, se nëse merr masa kundër qeverisë Kurti dhe bën gabim e pezullon vendimin për liberalizimim e vizave për Kosovën – e ‘vret’ dialogun.

Përdorimi i foljes ‘vrasje’ është më i rëndi që ekziston dhe kjo tregon se Presidentja Osmani është në gjendje të rëndë emocionale.

Fjalë të mëdha përdor njeriu i mundur, i mbështetur për muri, ai askushi dhe i çmenduri!

Presidentja Osmani e kushtëzoi Presidentin Maceon me ‘vrasje të dialogut’.

Ky nuk është ‘guxim’ por është budallallëk i pashembullt i një gruaje të dëshpëruar’!

Dhe meqenëse ‘vrasje’ të përkohshme nuk ka, e kush vritet më nuk çohet, Presidentja Osmani tha se dialogu so të ‘vritet’ përgjithmonë.

E përdori ‘ndajfoljen’ përgjithmonë, ku s’ka ku shkon më përtej se kaq….

Shih ti sa thellë ka shkuar puna – deri në varr.

Presidentja Osmani nuk e fsheh obsesionin me Albin Kurtin.

Ajo nuk sheh përtej hundës së Albin Kurtit; ajo nuk sheh njerëz të gjallë në Kosovë, nuk sheh JETË jashtë vetes dhe qeverisë Kurti.

Vetëm dikush që i sheh krejt shqiptarët e ‘vdekur’, ka mundësi të thotë se ‘dialogu do të vritet përgjithmonë’, se unë po them…që do të ‘vritet’!

‘Vdekja’ e të ardhmes së Kosovës, sipas Presidentes Osmani varet nga ajo dhe vetëm nga ajo.

Nëse ajo ‘vendos’ të vritet dialogu – dialogu shpëtim s’ka…

Nëse ajo do të shihte se ka jetë edhe jashtë saj…

nuk do t’i shkonte mendja të thoshte ‘dialogu do të vritet përgjithmonë’!

Të ishte normale do t’i kujtohej se mandati i saj përfundon (sikurse i gjithkujt, edhe i Albin Kurtit)

dhe pastaj mund të gjenden njerëz normal që besojnë në marrëveshje dhe në paqe.

Kosova për Presidenten Osmani është Albin Kurti.

Por, nuk është e vërtetë.

Ajo po gabon.

Se nëse dialogu ‘vritet’ për të dhe për Albin Kurtin, ka njerëz të tjerë që mendojnë ndryshe, nuk do të vendosin ‘këta’ për Kosovën përgjithmonë.

Është budallaqe që mendon se pas saj, vjen kiameti.

Nëse do të kemi fat e deri atëherë nuk do të ndalet koha…e do të ekzistojë ‘koha’ edhe pas saj!

Se çka e ka gjetur, e prej nga gjithë kjo magjepsje, nuk e di.

Presidenti Macron e fajëson qeverinë Kurti për gjithçka që ka ndodhur në Veri sepse Veriu i Kosovës është i Kosovës;

zgjedhjet në Veri varen nga Kosova

(nuk mund të kërkojë nga Serbia t’i organizojë zgjedhjet në Veri),

prandaj Presidenti francez e di se bllokimi i dialogut dhe ripërtrirja e armiqësive të vjetra me serbët (siç po ndodh) – varet nga Albin Kurti.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk po mund të gjenden në paqe.

Ata po provokojnë ndarje, luftë, paqartësi dhe grindje;

konflikte dhe armiqësi;

e kanë krijuar ‘populln e pushtetit’ që është ‘i mirë’ dhe popullin shqiptar të opozitës (që po dihet çfare është)…

dhe më e keqja, me ushtrinë e tyre të propagandës po i frymëzojnë popullin për hakmarrje.

Kurrë, asnjëri, asnjëherë nuk e tha asnjë fjalë tē butë dhe të urtë, asnjë fjalë që i afron njerëzit!.

Ata flasin veç për të vdekurit.

Dhe ua përtërijnë vuajtjen viktimave.

Albin Kurti e mban të uzurpuar komunën e Leposaviqit, ku për tre muaj është ngujuar një njeri për gjynah, e me të cilin Albin Kurti po luan, sepse e ka gjetur të pamend!

P.S. ‘Edhe ora e prishur, dy herë në ditë, e tregon kohën e saktë’!

Next Post
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

Vetoja në BE, ‘Ligji i Luftës’ që Greqia mban me Shqipërinë dhe Bejleri

Comments 4

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Kur dy të çmendur, si Albin Kurti e Vjosa Osmani, qeverisin Kosovën, punët në këtë vënd, do të shkojnë për “lesh arapi” – i themi ne, këtej nga shteti amë.
    Po kështu, “fajin e kanë gomarët (Albin Kurt dhe Vjosa Osman), dhe shkopin e hanë atllarët (populli kosovar)”.
    Mendoj që popullit kosovar, i mungon karakteri, duke qenë injorantë potencialë, ndaç nga kultura, edukata, apo edhe mos formimi arsimor, prandaj, duke shfrytezuar këto çështje në këtë popullatë, ata kanë mbërritur të udheheqin injorantët e pashkolluar ruralë.

    Reply
    • Anonymous says:
      2 years ago

      Kush je ti qe I etiketon popullit “tend” injorant? Me siguri qe qene larg luftes per liri. Prandaj nuk ta ndien. I shitur

      Reply
  2. Anonymous says:
    2 years ago

    Turp te kesh ti qe e quan normale qendrimin e Frances ndersa presidenten tende te deshperuar. Per ke eshte e dedhperuar ajo per veten e saj apo per ty dhe bashkeqytetaret e tu. xhelozi e paster per guximin qe ua plas ne sy perkrahesvecte Serbise. Dhe kete ti ose nuk e shikon ose ashtu ta do ineresi personal.

    Reply
  3. Hajro BegHyseni says:
    2 years ago

    Burrë lecke për buratin, që tremb laraskat në arat e mbjella me bereqet, qënke ti, or ti ANONIMUS deri sa je dhe mbetesh ANONIM….
    Ashtu qofsh e mbetsh deri sa të shkosh atje, ku përseri do të mbetesh anonim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In