Presdienti kinez Xi Jinping ka vizituar për herë të parë Wuhanin që ku shpërtheu epidemia e koronavirusit në muajin janar.
Vizita e Xi u bë për të deklaruar fitoren për krizën e shëndetit që ka vrarë mbi 3000 persona në Kinë.
Sot, presidenti inspektoi spitalin me 1000 krevate të ndërtuar brenda pak ditësh për të luftuar sëmundjen para se komuniteti të bënte thirrjen që njerëzit të vetëkarantinoheshin.
Vizita e tij erdhi pasi autoritetet në Wuhan mbyllën qytetin dhe hapën spitale të improvizuara në qendra sporti me qëllim që të trajtonin rreth 12 mijë pacientë.
Numri i të infektuarve ka rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në Kinë, ndërkohë që Italia është shpallur zonë e kuqe dhe numri po rritet çdo ditë.
g.kosovari