Në kohën që ata që i konsideron “armiq, autorë dhe bashkëpunëtorë të grushtit të shtetit”, Rexhep Tayip Erdogan po i izolon çdo ditë edhe më shumë, nga ana tjetër Presidenti ka vendosur të dëmshpërblejë familjarët e viktimave të 15 korrikut.
239 prsona humbën jetën fatalisht, ndërsa 2.200 të tjerë u plagosën gjatë përpjekjes për grusht shteti.
Tani familjarët e viktimave do të marrin një pagesë mujore prej 3 mijë e 200 lirash, ose ndryshe 1 mijë dollarë. Po ashtu, të paktën dy prej familjarëve të një të vrari do t’u sigurohet një vend pune. Nga fondi i veçantë, në total çdo familje do të marrë afërsisht 79 mijë dollarë.
Ndërkaq, më shumë se 15 mijë persona po hetohen nga policia, 8 mijë janë arrestuar, ndërsa 60 mijë të punësuar nga sektorë të ndryshëm të fushave profesionale janë pezulluar nga detyra. Të gjithë këta persona, Erdogan i ka cilësuar si të infiltruarit e armikut të tij, Fetullah Gylen, mbi të cilin tashmë rëndon edhe një urdhër-arresti.
Në një konferencë në Uashington, avokatët e klerikut janë shprehur se jeta e Gylen është në rrezik, ndaj e kanë këshilluar që të mos shpërngulet nga Pensilvania./tch/a.k