• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti Trump zbulon detaje: Ja çfarë bisedova me Putin

by Java News
10/07/2017 09:13
President Donald Trump meets with Russian President Vladimir Putin at the G20 Summit, Friday, July 7, 2017, in Hamburg. (AP Photo/Evan Vucci)

President Donald Trump meets with Russian President Vladimir Putin at the G20 Summit, Friday, July 7, 2017, in Hamburg. (AP Photo/Evan Vucci)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se ai e kishte pyetur dy herë me këmbëngulje Presidentin rus Vladimir Putin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe se tani ka adhur koha “që të ecim përpara dhe të punojmë në mënyrë konstruktive” me Moskën.

Në një sërë komentesh në Twitter pasi u kthye në Uashington nga takimi i G20-ës në Hamburg të Gjermanisë, zoti Trump theksoi se zoti Putin kishte mohuar me force çdo rol në ndërhyrjen në zgjedhje dhe se dy presidentët “kishin diskutuar për krijimin e një njësie të padepërtueshme për Sigurinë Kibernetike në mënyrë që të shmanget pirateria kiberentike në zgjedhje dhe elementë të tjerë negative”.

Por ligjvënës republikanë me peshë, e quajtën qesharake idenë e bashkëpunimit me Rusinë për një pakt për sigurinë kibernetike. Senatori Lindsey Graham tha në emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC se nuk ishte “ideja më idiote që kam dëgjuar ndonjëherë, por i afrohet”.

Ndërkohë në Kiev Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se pala amerikane nuk priste “ndonjë përgjigje të ndryshme nga ajo që mori”, dhe shtoi se u bë e qartë që kjo është një çështje shumë shqetësuese për popullin amerikan

“Dhe mendoj se ajo mbetet një pengesë për aftësinë tonë për të çuar përpara marrëdhëniet mes Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë dhe duhet të trajtohet përsa i takon nevojës për të siguruar popullin amerikan se nuk do të ketë ndërhyrje në zgjedhjet amerikane nga Rusia, apo askush tjetër”.

Shefi i Personelit i Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus tha në një intervistë për televizionin Fox News se zoti Trump “nuk e kishte besuar absolutisht” mohimin e zotit Putin për ndërhyrje në zgjedhje.

Në një nga mesazhet në Twitter, zoti Trump tha se e “kishte dhënë mendimin e tij” për ndërhyrjen në zgjedhje. Mesa duke tai po i referohej pohimit të tij javës së kaluar në Varshavë kur tha se “mund të kishte qenë Rusia, ose edhe njerëz dhe vende të tjera”.

Takimi mes dy presidentëve ishte pritur me interesim të madh dhe zgjati shumë më tepër nga sa ishte parashikuar. Zoti Trump e quajti takimin e 20-es një sukses të madh për Shtetet e Bashkuara, por nuk përmendi faktin që 19 vendet e tjera shprehën kundërshtimin e tyre ndaj tërheqjes amerikane nga marrëveshja e Parisit për klimën./Voa.

a.ç

 

 

 

Next Post
Nard Ndoka thirrje Metës: Nëse je burrë mbaje fjalën, largohu nga Rama e bashkoju opozitës

Ironizon Ndoka: Rama po pyet si të qeverisë me ashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In