Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sot Kinës heqjen e tarifave doganore mbi produktet bujqësore të importuara nga SHBA-ja, pasi theksoi se bisedimet tregtare dypalëshe po ecin në rrugë të mbarë.
Në një postrim në Twitter Donald Trump i kërkoi Kinës të hiqte menjëherë të gjitha taksat ndaj produkteve tona bujqësore (përfshirë mishin e viçit, derrit).
Ai e arsyetoi kërkesën e tij me progresin e kënaqshëm të negociatave që po zhvillohen aktualisht nga dy shtetet, si dhe me vendimin për të shtyrë sine die afatin e 1 marsit, në të cilën Uashingtoni duhet të ngrinte përsëri tarifat doganore mbi importet kineze.
”Është shumë e rëndësishme për fermerët tanë të mrekullueshëm por dhe për mua”, theksoi ai./










