• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Presidenti Trump i jep një dorë ekonomisë shqiptare me zhvlerësimin e dollarit

by Java News
01/08/2017 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo javë ka nisur e mbarë për monedhën vendas, e cila po rifiton pikët e humbura gjatë javës së kaluar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 132.76 lekë, me një rënie prej 0.22 lekë në raport me një ditë më parë.

Kjo është dita e dytë radhazi kur monedha e përbashkët shënon rënie, pasi në fund të javës së kaluar arriti në nivelin më të lartë prej më shumë se një muaj, duke e kaluar kuotën e 133 lekëve. Për ata që nuk janë nisur ende me pushime, ky është një lajm i mirë, pasi do u duhen më pak lekë për të konvertuar të njëjtën sasi në euro.

Në rënie, madje edhe më të fortë ka qenë dollari, i cili gjatë ditës së sotme u këmbye me 112.46 lekë, me një rënie të fortë prej 0.93 lekësh. Ndryshe nga një vit më parë, kur një dollar këmbëhej me 123 lekë në të njëjtën periudhë, tashmë monedha e gjelbër këmbehet me gati 11 lekë më pak, duke sjellë kursime relativisht të larta për ata që duan të shkojnë në Amerikë, apo dhe të ikin në Turqi, ku pranohen si euro, ashtu edhe dollarë.

Në bursat ndërkombëtare euro vijon të jetë e fortë, duke u ngjitur në kuotën e 1.18 USD, niveli më i lartë i 16 muajve, pasi dollari ra nga stuhia politike e shkaktuar në Uashington,  teksa Presidenti Donald Trump pushoi nga puna shefin e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci, të hënën, 10 ditë pasi ai ishte marrë në punë.

Tregjet presin që euro të rritet sërish ndaj dollari, më shumë se 12% këtë vit.
Në tregun vendas, gushti shoqërohet gjithnjë me një forcim të monedhës vendase, si rrjedhojë e efekteve sezonale, të lidhura me prurjet e emigrantëve, ndërsa këtë vit ka dhe një fluks të shtuar të turistëve, sidomos nga Europa Lindore, kryesisht çekë dhe polakë. /Monitor/ma.me

Next Post
Arben Malaj mesazh prekës për vrasjen e studentit të tij: I dashur Marvi! Jemi me shpirtin e vrarë

Arben Malaj mesazh prekës për vrasjen e studentit të tij: I dashur Marvi! Jemi me shpirtin e vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In