• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Presidenti “socialist” Ilir Meta

by Aalison Pearse Stevens
17/09/2016 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të shoqërohen nga një tjetër takim i rëndësishëm politik, i cili e bën verën e 2017, një moment të veçantë për nga profili institucional e politik. Zgjedhja e kreut të shtetit do të përkojë me atmosferën e votimeve parlamentare. Madje nëse i hedh një sy kalendarit të dy proceseve, ato pleksen me njëri-tjetrin, në një mënyrë të tillë saqë bëhet e pamundur të negociosh për njërin, dukë shpërfillur tjetrin.

Orët e fundit ministri i jashtëm Bushati dhe deputetë të Partisë Socialiste, kanë shprehur në media idenë se kandidatura e Ilir Metës për President do të ishte një zgjidhje e duhur për vendin. Më shumë se një konstatim, kjo ishte një gati-ftesë për kreun e Kuvendit, që të shqyrtojë një mundësi të tillë pas rreth dhjetë muajsh.

Nga ana e tij Meta ju përgjigj mesazheve që i erdhën nga PS, me stilin e njohur të kriptuar që është tashmë “markë” e tij. Ai ja delegoi replikën një zëri periferik të grupit të tij parlamentar, ku thuhej formalisht se Meta ndjehej i vlerësuar nga fjalët e aleatëve, porse ai kishte ende për të përmbushur detyrën e kreut të Kuvendit dhe se ishte në pragun e një fushate zgjedhore brenda partisë, për mandatin e tretë në krye të LSI.

Ishte e pritshme dhe e natyrshme që nga Ilir Meta të vinte kjo përgjigje dhe jo diçka tjetër. Madje edhe vetë Bushati dhe deputetët socialistë, zor se prisnin një “haber” tjetër nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo, për arsyen e thjeshtë se negociata për kreun e shtetit nuk mund të fillonte përmes ftesash publike dhe aq më pak e ndarë nga negociatat politike mes PS e LSI, për çeshtjen madhore të pushtetit pas korrikut 2017.

Në fakt Edi Rama ka kohë që kërkon publikisht, që këto bisedime për të ardhmen e koalicionit të nisin herët, mundësisht para pranverës së vitit të ardhshëm. Dhe përgjigja e thatë e LSI ka qenë gjithmonë se “koha pret, vendi ka prioritete të tjera”. Duke nxitur bashkëpunëtorët e tij për të hedhur në publik idenë e zgjedhjes së Metës president, duket se Edi Rama po tenton të provokojë një shbllokim të negociatave me aleatin e vogël, duke i rënë “shtegut” tjetër: atij të kreut të shtetit. Ai po mundohet të shkundë statu quo-në aktuale, përmes sinjaleve të vazhdueshme që i dërgon aleatit të tij më të vogël.

Është e kuptueshme që pozita e Ramës gjatë vitit të ardhshëm do të jetë tejet delikate. Më delikate se e Ilir Metës, i cili nuk do të përballet drejtpërdrejt me mbrojtjen e bilancit katërvjeçar të qeverisjes dhe që do të ketë, si përherë, pozitën komode të atij që përcakton numrat në Parlamentin e ardhshëm (nëse skemën nuk arrin ta prishë PDIU).

Në këto kushte është e pritshme që të jetë PS ajo që do të shtojë trysninë mbi LSI, për të marrë një vendim në lidhje me takimet e rëndësishme politike e institucionale të vitit 2017. Dhe ftesa e Bushatit e të tjerëve duket se synon pikërisht këtë gjë.

Në fund të fundit, hedhja e emrit të Metës si kandidaturë e fortë presidenciale shënon në fakt indirekt një tjetër të ftesë që Rama i bën aleatit aktual: atë të një marrëveshjeje “bis” për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 2017. E kjo duket se kalon përmes kushtit që Ilir Meta ta këmbejë ambicjen historike kryeministrore, me postin që nga aspekti protokollar është më i larti i Republikës së Shqipërisë, Kryetarin e Shtetit. A do ta pranojë Ilir Meta këtë “karrem”? Apo do të hedhë në erë gjithçka duke dalë vetëm në zgjedhje dhe duke ja lënë procesin presidencial rrethanave dhe momentit?

Deri tani duket se kreu i Kuvendit nuk ka marrë ende një vendim sesi ka vendosur të shkelë mbi tokën e minuar të vitit 2017. Pas lëkundjeve të forta që aleanca pësoi në pragun e kalimit të Reformës në Drejtësi, duket se Rama dhe Meta kanë mes tyre një paqe të ftohtë, por jo ende një atmosferë të tillë që do të lejonte zgjatjen e “martesës me kontratë” të 1 prillit 2013.

 

Next Post
Shqetësim i madhë i qeveris japoneze: Vendi ka shumë të virgjër e beqar

Shqetësim i madhë i qeveris japoneze: Vendi ka shumë të virgjër e beqar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

February 20, 2026
Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

February 20, 2026
Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

February 20, 2026
Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

February 20, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe biseda Trump-Rama-Osmani, këshilltari i Presidentes zbulon për çfarë u diskutua

February 20, 2026
Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

February 20, 2026
Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

February 20, 2026
Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

February 20, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In