Duhet të bashkojmë përpjekjet për të rifituar besimin në Bashkimin Europian, rritja e euroskepticizmit është një sinjal i keq dhe duhet të dëgjojmë këmbanën e alarmit që po bie, deklaroi presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, gjatë një konference për shtyp me presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, në Strasburg.
Rumania do të ketë presidencën e radhës së BE-së në semestrin e parë të 2019, periudha që do të zhvillohen edhe zgjedhjet europiane.
“Ky është rasti jonë, jo vetëm për të treguar se besojmë në të ardhmen e BE-së, por edhe për të punuar që projekti europian të mbetet një sukses dhe të bëhet projekti i qytetarëve europianë”, theksoi Iohannis.
/b.d











