• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti që kërkon të ringjallë heronjtë, për partinë e tij

by Mero Baze
21/08/2020 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri është varrosur pesë herë. Fillimisht në Stamboll, aty ku vdiq. Pastaj në 15 vjetorin e pavarësisë, mbreti Zog, që donte të linte një shenjë nga vlerat kombëtare të “Rilindjes”, mori eshtrat nga Stambolli dhe i varrosi në Tiranë.

Pastaj erdhën italianët. Edhe Jakomonit i duhej Naim Frashëri, dhe vendosi ta tejkaloj Zogun, duke i bërë atij një varr monumental në vitin 1940.

Pastaj erdhi Enver Hoxha. I duhej dhe atij madhështia e Naimit dhe e rivarrosi më 20 prill 1950, duke e hequr nga varri monumental që i bëri Jakomoni.

Pastaj erdhi 100 vjetori i Lidhjes së Prizrenit më 1978. U muarën nga Turqia eshtrat e Abdyl Frashërit. Me këtë rast Naimit të gjorë ja nxorrën sërisht eshtrat nga varri dhe e varrosën me Abdylin tek Kodrat e Liqenit.

Për këtë ka një poezi të mrekullueshme antologjike, poeti ynë më i mirë i ditëve të sotme, Petrit Rukaj.

Sa herë që është varrosur, aq herë është dekoruar me gjithë dekortat e larta të shtetit shqiptar. Asnjëherë nuk i janë dashur Naimit, por udhëheqësve shqiptarë që e varrosnin e zhvarrosnin, duke mos e lënë rehat as nën dhe, Zogut, Jakomonit, Enver Hoxhës.

Sot dëgjova që Ilir Meta ka shkuar në Frashër ta dekorojë përsëri. Kjo dalldia e tij rrugëve të Shqipërisë për të hedhur dekorata mbi varre heronjsh e martirësh, si një bashibozuk, pa respektuar as protokoll, as historinë e tyre, dhe mbi të gjitha, pa ditur asgjë për historinë e tyre, është një përdhunim tipik i historisë nga një politikan që mendon se mund të përdorë historinë për kredon e tij politike.

Selam Musai u vlerësua në qershor të këtij viti,  kur kishte dhe përvjetorin e tij, ju bë monument në Tiranë, dhe shtëpi muze në Salari, por Ilir Meta zgjedh të shkojë një muaj më pas, tek një qoshe rruge në Tepelenë, për t’i dhënë dekoratë atij që nuk më nevojë për asgjë, sidomos për dekoratën e Ilir Metës.

Pastaj meqë i bie rruga ndalon në Derviçian, merr Vangjel Tavon dhe ndan dhe aty disa dekorata për tre fshatarë të Derviçianit, që janë njerëz të njohur të pakicës greke aty, kryesisht sportistë.

Sot ngrihet e ikën në Frashër t’i prishë gjakun për herë të gjashtë Naim Frashërit, me shpresë se dhe kjo do të ndihmojë imazhin e tij.

Nesër shpresoj të mos shkojë në Tomorr dhe të dekorojë Abaz Aliun, se ndoshta e di betejën e Qerbelasë në Tomorr, meqë e ka shkruar Naim Frashëri.

E di që nuk ka kush ta ndalë dhe as ta ndëshkojë për këtë që bën. Të vdekurit janë të pafuqishëm të mbrojnë veten prej tij.

Dekorimi i gjashtë i Naim Frashërit prej tij, e bën komike historinë e një prej rrënjëve, prej të cilës mbiu kombi shqiptar. Më dëm se kaq Naimit nuk i ka bërë as Turqia, as Zogu, as Jakomoni, as Enver Hoxha, që i lëviznin vazhdimisht varrin. Sonte ai me siguri lëviz vetë në varr.

Next Post
Kursi i këmbimit, valutat dobësohen në raport me lekun

Kursi i këmbimit, valutat dobësohen në raport me lekun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In