• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti Putin anulon vizitën në Francë, nuk do të flasë me Hollande për Sirinë

by Java News
11/10/2016 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti rus Vladimir Putin anuloi një vizitë të planifikuar në Francë, pasi Presidenti francez Francois Hollande kishte ngulur këmbë që fokusi i takim të tyre të ishte vetëm Siria. Zoti Putin kishte në plan të shkonte në Paris më 19 tetor për një vizitë që do të përfshinte përurimin e një kishe të re ortodokse. Ndërkohë, ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault tha dje se Rusia mund të përballet me krime lufte për fushatën e saj të bombardimeve në qytetin verior të Alepos në Siri.

Ministri francez Jean-Marc Ayrault i tha radios France Inter se bombardimet janë krime lufte, dhe kjo vlen për “të gjithë ata që janë bashkëfajtorë për atë që po ndodh në Alepo, duke përfshirë edhe udhëheqësit rusë.”

“Rusia është një partnere, jo armike, por ne kemi një mosmarrëveshje të thellë për të cilën duhet të flasim. Nëse Presidenti Hollande vendos ta presë presidentin rus në Francë, takimi nuk do të jetë një shkëmbim komplimentesh. Takimi do të ishte një moment për të thënë të vërtetën, për gjetjen e një zgjidhjeje mbi atë që po ndodh në Siri dhe për ta bindur Rusinë që ajo ta kuptojë se është në rrugë të rrezikshme.”

Jean-Marc Ayrault tha se Franca do të konsultohet me prokurorët nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për të parë se si mund të nisin hetimet.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se zoti Putin është i gatshëm të takohet me zotin Hollande në një kohë të përshtatshme për udhëheqësin francez, ndërsa zoti Hollande tha sot në një fjalim se ai mbetet i gatshëm për bisedime nëse ato e “thellojnë paqen”.

Moska vazhdimisht ka mohuar akuzat për sulme ndaj civilëve në Siri, duke pretenduar se në shënjestër të sulmeve ruse janë grupet terroriste. Rusia javën e kaluar bllokoi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të propozuar nga Franca dhe Spanja për t’i dhënë fund bombardimeve në Siri.

Nuk është e qartë se si Gjykata Penale Ndërkombëtare do të mund të hetonte bombardimet në Alepo, pasi Rusia dhe Siria nuk janë anëtare të të gjykatës. Çështja mund t’i referohet gjykatës nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, por këshilli është i bllokuar në lidhje çështjen e Sirisë.-VOA/a.k

Next Post
Rrëfimi i gazetarit… I vjedhin makinën në Laprakë në mes të ditës

Rrëfimi i gazetarit... I vjedhin makinën në Laprakë në mes të ditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In