Krerët e lartë të shtetit shqiptar mohojnë të kenë ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë pavarësisht se platforma e përbashkët e partive shqiptare u firmos në Tiranë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani sqaron se platforma e përbashkët është investimi dhe përgjegjshmëria e faktorit politik shqiptar në Maqedoni.
Në një intervistë në Alsat Nishani tha se kjo është në interes të të drejtave të shqiptarëve dhe kontribut real për të ardhmen e Maqedonisë duke u kujdesur për shqiptarët në Maqedoni njësoj si dhe për shqiptarët në Mal të Zi e Luginë të Preshevës.
Nishani:“Ka qenë një iniciativë e vetë faktorit shqiptar në Maqedoni për të informuar faktorët relevant në Shqipëri. Nuk ka asnjë ndërhyrje, sepse nuk ka asnjë inicim të iniciativave të posaçme për mënyrën se si Shqipëria duhet t’u tregojë shqiptarëve në Maqedoni se si mund të ndërtojnë ata qeverisjen e ardhshme, si duhet të vendosin ata në koalicione, si duhet të vendosin në mënyrën e emërimit të njerëzve që do t’i përfaqësojnë.”
ma.me