• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Nishani pret zv/Kryeministrin e Kinës, Zhang Gaoli. Ekonomia kryefjala e takimit

by Java News
17/04/2017 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë, Anëtarin e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Zëvendëskryeministër i Parë i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaoli, i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Shqipëri.

Presidenti Nishani e konsideroi si një shenjë domethënëse miqësie e të vëmendjes që Kina dhe zyrtarët e saj më të lartë po i kushtojnë në vitet e fundit marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe një nxitje e mëtejshme e bashkëpunimit në të gjitha fushat, si ato institucionale e politike, ashtu edhe ato ekonomike e kulturore.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu klimën e mirë të bashkëpunimit dhe, duke u fokusuar në marrëdhëniet dypalëshe u shpreh se, në themel të tyre qëndrojnë marrëdhëniet miqësore mes dy popujve e dy vendeve. Presidenti vlerësoi gjithashtu se, në dekadën e fundit këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe bashkëpunimi ekonomik po zgjerohet në kushtet e reja të zhvillimeve rajonale e globale.

Kreu i Shtetit e njohu shkurtimisht zyrtarin e lartë kinez me zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke evidentuar progresin në drejtim të paqes dhe stabilitetit pas konflikteve të armatosura e të dhunshme që shoqëruan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, si dhe zhvillimet positive në këtë drejtim, veçanërisht pas pavarësisë së Kosovës.

Duke vlerësuar e përshëndetur rolin e Republikës Popullore të Kinës, në arenën ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë, si në nivel global ashtu edhe në nivel rajonal, Presidenti Nishani shprehu besimin se ky rol do të shtrijë efektet e veta pozitive edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në pavarësinë e Kosovës.

Në fund të takimit, Presidenti Nishani përcolli, përmes zotit Gaoli, përshëndetjet më të përzemërta për Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, si dhe një ftesë për të vizituar Shqipërinë në një kohë sa më të përshtatshme. /ma.me

Next Post
Veliaj: Çdo maturanti në fund të shkollës dhuratë një set me veprat e Dritëro Agollit

Veliaj: Çdo maturanti në fund të shkollës dhuratë një set me veprat e Dritëro Agollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In