• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Nishani ndan sërish dekorata fshehurazi, kësaj rradhe nderohen dy historianë

by S M
05/01/2017 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si dhe herë të tjera, në mbyllje të vitit që sapo kemi lënë pas, Presidenti në ikje i Republikës, Bujar Nishani bëri një nga ato gjestet e tij tinëzare: Në gjysmë ilegalitet dekoroi dy historianë me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Them në gjysmë ilegalitet pasi për këto dekorime u bënë pa bujë, madje në heshtje të plotë, ndërsa nuk u dha asnjë njoftim në shtyp. Ishte data 27 dhjetor 2016 dhe lajmi u mor vesh këto ditë të para të vitit të ri përmes botimit në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës.

Po ç’vlerë kanë dekorime të tilla kur askush nuk e përshëndet gjestin e dhënësit të dekoratave, ndërsa të dekoruarit e marrin atë fshehtas dhe nuk i uron askush? Në këtë kontekst këto mund të quhen dekoratat e turpit. Turp për atë që i jep, por turp dhe për ata që i marrin.

Mosdhënia e lajmit për këto dekorime është bërë me sa duket qëllimisht, pasi lajmi do të shkaktonte reagime të ashpra kundër tij, ashtu sikurse shkaktoi dekorimi i 67 ballistëve lushnjarë të pushkatuar nga Mehmet Shehu në vitin 1943. Dhe ata që dekoroi presidenti para një jave ishin dy historianë që kanë mbrojtur kauzën balliste si askush, sidomos vitin e kaluar. Këta janë historianët Uran Butka dhe Ana Lalaj.

Motivacioni dhe nënteksti për dekorimet

Në dekoratën e akorduar për Uran Butkën thuhet: “Për veprimtarinë e paçmueshme kushtuar studimit, hulumtimit dhe trajtimit skrupuloz të çështjes kombëtare shqiptare, shpalosur përmes botimit të veprave madhore, të cilat pasqyruan, ndriçuan dhe rehabilituan shumë figura kombëtare, si dhe për kontributin e vyer profesional e njerëzor dhënë në zhvillimet demokratike në Shqipëri pas shembjes së diktaturës”.

Kurse në dekoratën për historianen Ana Lalaj thuhet: “Për punën e saj të palodhur e të çmuar dhjetëravjeçare në fushën e studimeve historike, pasqyruar përmes botimeve të shumta shkencore, si dhe për kontributin e shquar dhënë si historiane e përkushtuar në nxjerrjen në pah e bërjen të njohur të fakteve dhe ngjarjeve historike të kombit tonë në periudha të ndryshme”.

Në të vërtetë, Presidenti i dekoroi këta të dy pasi ata ishin ndër të rrallët që e mbrojtën apo i dolën në krah atij me rastin e dekorimit të 67 ballistëve. Pra kemi të bëjmë me një qokë presidenciale në një moment të caktuar.

E them këtë pasi ja se çfarë kanë shkruar këta historianë për dekorimin që bëri Nishani në tetor.

Ana Lalaj

Ana Lalaj

Uran Butka

Uran Butka

Historiania Lalaj në kohën e reagimeve të ashpra kundër dekorimit si “martirë të demokracisë” të ballistëve lushnjarë u radhit përkrah Nishanit dhe mbrojti aktin e tij. Ja si u shpreh ajo: “Duhet të dimë një gjë, këta ishin ballistë fshatarë. Ishte çetë territoriale dhe ata e linin punën në toka dhe rreshtoheshin në batalion, mbaronin punë dhe ktheheshin në fshat. Niveli i tyre politik ishte pothuajse 0. U kapën rob 173 por u vranë 67, 28 u shndërruan partizanë dhe një pjesë tjetër u kthyen në shtëpi. Gjyqi u bë nga 3 veta, Mehmet Shehu, një nën komisar dhe një partizan. Shehu ka pohuar edhe vetë që masa që u mor ndaj tyre ishte një masë e pamasë, por unë isha i dalldisur nga fakti që ishin ballistë. Këta në një lloj mënyre u martirizuan nga një qëndrim tepër i ashpër ideologjik”, tha ajo, duke shtuar se “Presidenti është në të drejtën e tij për të dekoruar”.

Ndërsa Uran Butka, i cili është flamurmbajtësi i teorisë së “luftës civile” për luftën antifashiste nacionalçlirimtare, deklaroi se pati shumë nga ata (nacionalistët) që luftuan kundër fashistëve dhe disa u vranë e të tjerë u internuan. “Ka pasur antifashistë që janë vrarë dhe torturuar nga fashistët. Në kampe janë internuar me dhjetëra nacionalistë që luftonin kundër fashizmit. Fatkeqësia qëndron këtu se ata që janë vrarë cilësohen dëshmorë, ndërsa ata që janë vrarë në luftë civile cilësohen si tradhtarë”.

Përse duhej kjo qokë?

Në të vërtetë këtë më mirë nga të gjithë e di vetë presidenti. Ana Lalaj thotë se për dekorimin e 67 ballistëve Nishani nuk është konsultuar as me Institutin e Historisë. Pra është një nismë apo tekë personale e presidentit. Dhe për t’i shkuar deri në fund qokës së tij balliste, presidenti dekoron edhe ata që mbrojtën dhe vazhdojnë të mbrojnë “kauzën” balliste, duke hedhur baltë mbi luftën antifashiste nacionalçlirimtare.

Bujar Nishani që në fillimet e pluralizmit u shfaq si mbrojtës i Enverit dhe Enverizmit, pasi më 20 shkurt 1991, kur u rrëzua statuja e Enverit në qendër të Tiranës, ishte në pararojën e studentëve të Shkollës së Bashkuar që kërkonin me ngulm rivendosjen e nderit të Komandantit, duke zhvendosur statujën e Enverit që ndodhej në mjediset e shkollës në qendër të kryeqytetit. Mirëpo më pas Nishani u bë demokrat dhe nuk i shkonte të vazhdonte të mbante anën e Enverit. Prandaj doli hapur kundër atij që e kishte pasur idhull, madje shkoi dhe më tej: u bë një ballist dhe zogist i thekur. Këtij qëndrimi i vuri vulën me një sërë dekorimesh të mbrapshta që ka bërë për kuislingë dhe bashkëpunëtorë të pushtuesve nazifashistë gjatë kohës që mbajti karrigen e presidentit të republikës. Mirëpo, kompleksi se dikur ka qenë ithtar i Enverit vazhdon ta mundojë ende, ndaj dhe vazhdon të thellohet në qëndrimin e tij pro-ballist e pro-kuisling.

Tashmë është tepër vonë të tërhiqet nga kjo sjellje e mbrapshtë. Ky kompleks do ta mundojë edhe pasi të lërë presidencën pas disa muajsh dhe gjithë jetën./Xhevdet Shehu

Next Post
Ja si BBC demaskon “qytetarin dixhital – dezinformues” për “vdekjen” e mbretëreshës, po në Shqipëri?

Ja si BBC demaskon "qytetarin dixhital - dezinformues" për "vdekjen" e mbretëreshës, po në Shqipëri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In