• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Nishani: Ftoj palët për dialog, por Rama më ka sulmuar

by Java News
14/04/2017 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani është shprehur i gatshëm të ulë palët në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur krizën. Në një konferencë për shtyp nga zëdhënësja e Presidentit, Brikena Arapaj, kreu i shtetit vlereson se mund të kontribuojë për zgjidhjen e krizës. Nderkohe qe shprehet qe ti ule palet ne dialog Nishani ka akuzuar kryeministrin Rama se e ka sulmuar instiutucionin qe ai drejton mbi bazen e nje platforme autokratike.

 “Askush nuk mund të fyejë dhe keqpërdorë dinjitetin e institucionit më të lartë të shtetit të shqiptarëve. Institucioni i Presidentit i bën thirrje palëve të ulen në tryezë me axhendë serioze”, tha zëdhënësja e Nishanit.
Deklarata e Presidentit
“Institucioni i Presidentit të Republikës shpreh keqardhjen për adresimet e sotme me sfond politik të Kryeministrit ndaj angazhimeve dhe përmbushjes së funksioneve kushtetuese të Presidentit të vendit. Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë Presidenti i Republikës nuk ka shfaqur dhe nuk ka ushtruar tagrin e tij kushtetues në mënyrë të njëanshme në favor të një pale politike apo me qëllime politike.


Për fatin e trishtë të demokracisë shqiptare dhe në dëm të përpjekjeve për të konsoliduar një kulturë politike civilizuese dhe evropiane, ka qenë Kryeministri i vendit, i cili ka sulmuar dhe shantazhuar në mënyrë të njëanshme dhe sistematike Institucionin e Presidentit të Republikës.

Kemi shprehur në vijimësi shqetësimin ndaj kësaj platforme politike për të delegjitimuar Institucionin e Presidentit të Republikës dhe kultivimit të modeleve autoritariste në raportet e ndarjes dhe balancimit të pushteteve si një parim fondamental dhe i pamundshëm për t’u ndryshuar në Shqipëri.

Presidenti i Republikës ka ofruar vullnetin e tij dhe është angazhuar për të krijuar të gjitha kushtet e nevojshme dhe realizimin e një dialogu politik midis maxhorancës dhe opozitës.

Por askush nuk mund të fyejë dhe të keqpërdorë seriozitetin e vullnetit dhe angazhimit, dinjitetin dhe inegritetin e Institucionit më të lartë të Shtetit të shqiptarëve.

Presidenti i Republikës i vlerëson si shumë të rëndësishme rekomandimet teknike të OSBE/ODIHR-it për Kodin Zgjedhor, por këto janë çështje për diskutim dhe zgjidhje në tavolinën e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe jo e agjendës presidenciale për tejkalimin e krizës politike në vend.

Institucioni i Presidentit të Republikës u bën edhe njëherë thirrje palëve të ulen në tryezën e dialogut me agjendë serioze dhe të gjithëpranuar duke u larguar nga retorika pa produkt, në shërbim të çtensionimit të situatës dhe përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve shqiptarë për të pasur mundësinë të votojnë të lirë në zgjedhjet e ardhshme politike në vend.”
Next Post
Projekti për rijetëzimin e bibliotekave të lagjeve, Veliaj: Për këtë fundvit dhuroni libra! (FOTO)

Plani i ri Vendor i Tiranës, Veliaj: Ka përmasa njerëzore; nesër nis zbatimi i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In